Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Më 28 maj 2018, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka dalë për të dytën herë fitimtar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj dhe Saida Dollani u ndanë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë ?arrest shtëpie? për ish-ministrin.
Gjyqtarët Petku dhe Binaj kanë dalë kundër gjyqtares Saida Dollani e cila ka kërkuar që Saimir Tahirit t?i rikonfirmohet masa ?arrest shtëpie?.
CNA.al më herët ka mësuar se ka pasur një debat të ashpër mes trupës gjykuese, ndërsa është diskutuar në lidhje me vendimin për masën e sigurisë së Tahirit.
Saida Dollani ka kundërshtuar arsyetimet e dy gjyqtarëve , duke përkrahur kështu Prokurorinë, e cila pretendon se Tahiri, në liri mund të dëmtojë provat, për shkak të cilësisë së ka pasur.
Në një prononcim për CNA.al , prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj, tha, se vendimi duket shumë i paargumentuar, sepse Gjykata e Apelit pranon ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë me një logjikë shumë të paargumentuar, pretendon se Saimir Tahiri për shkak të cilësive të tij, nuk i shmanget hetimit, se nuk ekziston rreziku i ikjes dhe nuk ekziston rreziku i prishjes së provave.
Gjithsesi, hetimet për Saimir Tahirin vijojnë në gjendje të lirë, pas Dollani u rrëzua nga dy kolegët e saj Fehmi Petku dhe Sokol Binaj.
Ashtu si të gjithë gjyqtarët e tjerë në filtrin e Vettingut do të kalojë edhe kjo trupë gjykuese. CNA.al do të sjellë deklaratën e pasurisë së gjyqtares Saida Dollani, për të vijuar ditët në vijim me kolegët e saj, që ?rrëzuan? Prokurorinë dhe i dolën në krah Tahirit.
Deklarata e pasurisë së gjyqtares Saida Dollani
2000 lekë Cash, mbetur nga tërheqja në llogarinë 2000 lekë
Burim i krijimit: të ardhurat nga paga si gjyqtare dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës
13.05 euro, në llogarinë rrjedhëse. Burim i krijimit: të ardhurat në lekë nga paga si gjyqtare dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës, (konvertuar ne euro).
Të ardhura neto nga paga e Saida Dollanit për vitin 2017, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, në shumën 1,576,666 lekë
Të ardhura neto e Saida Dollanit, si eksperte e Trajnimit Vazhdues në Shkollën e Magjistratures Tiranë, për vitin 2017, në shumën 46.550 lekë.
Të ardhura neto e Saida Dollanit, si eksperte nga Shkolla e 112 euro Helsinkit MATRA COPROL
Kartë Krediti ?MasterCard’ marrë në Raiffeisen Bank me qëllim përdorimin për shpenzime nga fëmijët, studentë në Franeë, fillon në 7/2015 dhe përfundon më 02/2019 me 16% në vit nëse nuk paguhet vlera e tërhequr brenda periudhës së pagesës pa interes. Credit limit 700 Euro. Shuma e pashlyer, në vlerën 221.36 euro
Overdraft në lirmtin 150000 lekë, si detyrim lindur brenda vitit 2017. Detyrim i pashlyer në shumën 132,545.40 lekë .
Kredi konsumatore me afat tre vjeçar, marrë me qëllim për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për jetesë, në shumën totale 300000 lekë me interes 7.9%, me këst mujor 9,387.08 leke. Filloi me 28.12. 2015, dhe përfundon me 28.12.2018.
Shlyer në vitin 2017 shuma e principalit 99123.75 lekë dhe shuma e interesit 12538.01 lekë. Gjendje e mbetur e pashlyer deri më 31.12.2017 shuma 116816.77 lekë, ndërsa janë shlyer 111661.76 lekë.
Deklarimi i fjalir Reiçard Prifti
Detyrim i lindur brenda vitit 2017, në BNP Paribas 0 si tejkalim i kreditit në llogarinë time rrjedhëse. Gjendja e detyrimit të pashlyer në shumën 21,96 euro .
Deklarimi i djalit Henri Prifti
Të ardhura nga CAF, organizatë franceze e ndihmës financiare në natyrë sociale, akorduar si ndihmë mujore për strehë/ banesë, 92 euro në muaj janar-gusht dhe 89 euro shtator-nëntor 2017 (shumë e cila që nga muaji mars 2016 e në vazhdim derdhet drejtpërdrejt në llogarinë e MICHON MARINA, qiradhënëse e banesës ku jetoj pëkohësisht, për qëllime studimesh, në Toulouse, Francë). Shuma e të ardhurabe neto në vlerën 1003 euro .
Të ardhura në vitin 2017 nga paga neto prej punës në La Fabric 9 Place du Capitole, 31000 Toulouse, 939,46 euro. Të ardhura në vitin 2017, nga paga neto prej punës në Completude 5 Place du Pont Neuf, 31000 Toulouse, 66,00 euro. Shuma në total është 1005,46 euro.
Detyrim i lindur brenda vitit 2017, në La Banque Postale si teikalim i kreditit në llogarinë time rrjedhëse. Shuma e pashlyer është 50,51 euro.
Detyrim , nga blerja e celularit me këste online ne Amazon.Fr, në shumën totale 121,64 euro me interes 2,72 euro, me këst mujor 31.09 euro. Fillon më 29. I 2.2017(data e pagesës së këstit të parë dhe përfundon më 28.03.2018. Shuma e pashlyer 93,27 euro, ndërsa janë paguar 31.09 euro. /CNA.al











Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vijon farsën e tij të ...
Nuk ka fund kalvari i gjyqeve ndërmjet qeverisë shqiptare dh...
Punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë kalua...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Falë ndikimit pozitiv të planetëve, këtë javë do keni një li...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin deri...
Shqipëria vijon të shpenzojë për skemën e sigurimeve shëndet...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe jane ne nje lidhje do men...
Rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të...
Gjatë ditës së sotme, deputetja e PDIU, Reme Lala deklaroi n...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i PBDKSH, ...
Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmj...
Prej disa ditësh ka nisur evenimenti më i ndjekur sportiv në...
Një aksident i rëndë u raportua pasditen e sotme në Milot, k...
Artistët vijojnë të protestojnë kundër prishjes së Teatrit K...
Rritja e kapaciteteve të të rinjve dhe angazhimit politik të...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar 890 mijë euro, si ...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në dalje ...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...