Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
?E vrava se më ndau nga familja?. Kështu u është përgjigjur Xhafer Mata dëshmitarëve, që e pyesnin pse e kishte vrarë vajzën.
Një nga banoret e zonës, e cila edhe punon pranë vendit të ngjarjes, tregon momentin e krimit dhe më pas vetëvrasjen e autorit. Ajo thotë se 31-vjeçari e kishte qëlluar një herë ish-të dashurën, më pas ishte ulur pranë saj duke e qëlluar sërish.
Në këtë moment ajo ka vdekur në vend. Ndërsa më tej, dëshmitarja tregon se ka lajmëruar Policinë. Në kohën që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Njësisë ?Shqiponja? dhe po i bënin thirrje autorit që të hidhte armën e të dorëzohej, ai kishte kaluar nga ana tjetër e rrugës dhe është vetëvrarë në sy të policëve.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, dëshmitarja tregon rrethanat e krimit dhe përballjen me autorin, i cili i ka thënë që s?duhej të kishte frikë se nuk do e vriste.
A i njihnit dy të rinjtë?
Jo, as nuk i njoh as nuk i di. Atë djalin si fytyrë e kisha parë këtu, këto tri ditët e fundit. Vinte çdo ditë në mëngjes. Kurse vajzën nuk e kisha parë asnjëherë.
A arritët të shihnit se si ndodhi ngjarja?
Për ta parë nuk e pashë dot, sepse ka ndodhur pas këtyre shkurreve dhe nga aty nuk duket asgjë. Kur dolëm ne e kishte vrarë ai, ç?të shikonim. As për të dëgjuar nuk dëgjuam gjë.
Nuk pati debat para se ta qëllonte vajzën?
Mund të kenë debatuar, sepse dëgjoheshin disa zëra, por se për çfarë nuk mund ta them, sepse nuk dëgjohej biseda.
Po krismat i dëgjuat?
Po, fillimisht dëgjova dy krisma, po mendova mos ishin kapsolla. Pastaj e pashë që po trembte njerëzit në rrugë. Më pas kaloi matanë, në krahun tjetër të rrugës dhe vrau veten. Kur erdhi Policia e vrau veten. Pra, e vrau vetën në prezencën e policisë? Po, po në sy të policisë u vetëvra. Kur erdhën ata të ?Shqiponjave?, ata me motorë dhe i kërkonin të dorëzohej, të hidhte armën, ai e ktheu nga vetja dhe vrau veten.
U përballe në ndonjë moment me djalin?
Po në një moment e pashë, pasi kishte vrarë veten. Dola në rrugë të shihja se çfarë po ndodhte dhe e pashë djalin që ishte me pistoletë në dorë. U frikësova me thënë të drejtën. Sepse e pashë edhe vajzën që ishte shtrirë e gjakosur në trotuar. ?Mos ki frikë se nuk të vras?, më tha. Unë desha të shkoja të ndihmoja atë vajzën, por u tremba.
Po pistoletën e mbante gjithë kohës në dorë?
Në dorë, në dorë. E lëshonte në tokë në ndonjë moment. Pastaj e merrte prapë, bënte sikur e mbushte, e ulte me tytë nga trotuari. Por në dorë e mbante derisa erdhi policia. Por me aq sa pashë unë, nga veprimet që bënte pas ngjarjes, ai e kishte të ndarë mendjen që pasi vrau atë do vriste edhe veten.
Vajza kishte vdekur në vend?
Vajza vdiq në vend kur i qëlloi për herë të dytë. E qëlloi një herë, pastaj herën e dytë ishte ulur afër asaj, e gjuajti edhe një herë dhe ajo vdiq në vend. Kur shkova unë ta shihja, ishte e mbuluar në gjak.
Sa zgjati ngjarja? Sa kohë pasi vrau vajzën qëlloi edhe veten?
As 15 minuta nuk ka zgjatur e gjithë ngjarja. Unë ndërkohë kisha lajmëruar Policinë dhe më thanë që po niseshin menjëherë. Si unë mund t?i kenë lajmëruar edhe të tjerë. Ishte ora 08:10 dhe kishte shumë njerëz që kalonin në rrugë e të tjerë që mund të kenë dalë nëpër dritaret e pallateve. Por ai sa erdhi Policia e vrau edhe veten.
Çfarë bënte gjatë këtyre 15 minutave?
Asgjë. Ecte sa para mbrapa me pistoletë në dorë. Një herë u ul aty tek ajo, pastaj sillej vërdallë, derisa kaloi nga krahu tjetër i rrugës, afër një peme dhe vrau veten. Gjatë kohës që rrinte aty afër vajzës në trotuar, nuk i afrohej asnjë kalimtar. Të gjithë kishin frikë dhe kalonin nga krahu tjetër. Madje, një nga banorët kur po kalonte afër vajzës e ka pyetur se çfarë i kishte ndodhur që ishte e gjakosur. ?E vrava unë?, i ka thënë djali. ?Po pse??, e ka pyetur ai. ?Se më ndau nga familja?, i është përgjigjur. Kaq, s?di çfarë t?ju them më shumë, sepse nuk dëgjova asgjë se për çfarë mund të jenë zënë. Se nuk pati të bërtitura.
Pra, ju thoni që nuk kanë debatuar?
Nuk di ta them këtë. As nëse po ecnin bashkë apo ky ishte para apo pas vajzës. Unë thjesht në një moment dëgjova një të bërtitur dhe mendova se çfarë ndodhi. Para një jave doli një gjarpër këtu dhe u trembën kalimtarët dhe po bërtisnin. Mendova mos kishte dalë prapë. Por në asnjë moment nuk më shkoi mendja te ndonjë vrasje. Dola të shihja dhe rastisa përballë djalit që ishte me pistoletë në dorë. Ai tha të mos kisha frikë, por kur pashë pistoletën dhe vajzën e gjakosur, e kuptova se çfarë kishte ndodhur.
Policia kufitare e Malit të Zi ka ndaluar një familje e cila...
“Qeveria ka propozuar një draft ligjor për të kaluar jashtë ...
Këshillit i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqëso...
Ndërsa pak ditë na ndajnë nga vendimi i BE, për integrimin e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i është rikth...
Edhe pse ka një ligj ku emërimet duhet të bëhen në bazë të m...
Çdo biznes që do të vijojë të funksionojë në shfrytëzimin e ...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas Kosovar në...
Kjo e diel shënon 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizre...
Grisja e parullës së FRPD-së ditën e djeshme në Fier,nga dre...
Turi i llogaridhënies publike dhe evidentimi i sektorëve më ...
Majin e këtij viti, djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ...
Policia e Kurbinit ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikt...
Persona të paidentifikuar kanë lënë një të ri në pranë spita...
Policia e Tiranës vijon kontrollin me drager në të gjitha rr...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 10 q...
Këta janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Mos u tregoni shumë skeptik dhe negativ ndaj bashkëpunëtorëv...
Pedagogu dhe Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...