Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka nisur sot seancën dëgjimore për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Mësohet se vetë Dedja nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Maks Haxhia.
Trupa gjykuese që do të gjykojë dosjen e tij përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm tre anëtarë. Pas procesit të Vettingut, u shkarkuar nga detyra Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërkohë, më herët u dorëhoq Besnik Imeraj.
Pas Dedjas, i vetmi anëtar i Kushtetueses që nuk ka dalë ende para komisionit të Vettingut është gjyqtari Gani Dizdari.
Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: ?Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro?.
Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.
Skeda e pasurisë së deklaruar (BIRN)
Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003 -kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bashkëshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera.
Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3 milionë lekë.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme.
Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si ?flamur i kuq?, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet se subjekti deklaron si burim për blerjen e apartamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë. Është e paqartë nëse ky informacion është dhënë në pjesën konfidenciale të deklaratës, të cilën BIRN nuk e disponon. Gjithashtu, një tjetër flamur i kuq që shfaqet në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Dedja është rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në vitin 2011, e cila është rezultat i rivlerësimit (14,3 milionë lekë).
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo përmes një statusi në rrj...
*Kurrë nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka vetingu me kontr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda nëpërmjet n...
Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të ...
Dy drejtues sindikatash në vend, Fiqiri Xibri dhe Kol Nikoll...
13 inspektorë të kontributeve në Drejtoritë Rajonale të Sigu...
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Tronditet Dibra, djali...
Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ketë kthjellime dhe vranë...
Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga D...
DASHI21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do jete me e kë...
Gazetari Ylli Rakipi, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme emisioni...
Moderatori i emsionit “360 Gradë”, Artur Zheji e ka shpallur...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku si pasojë ...
Ashtu si çdo të enjte, edhe sot CNA.al, ka siguruar grafikun...
Në një lidhje telefonike me studion e emisionit ‘Studio e Ha...
Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “3...
Vitin e kaluar shtetit shqiptar anuloi tenderin me tre vendb...
Publikohen rregullat per vend-depozitimet: larg lumenjve dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...