Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një investim i ri në fushën e hotelerisë u inaugurua në plazhin e Golemit në Durrës. Hoteli me pesë yje dhe me një vlerë investimi prej më shumë se 10 milionë euro, ka hapur mbi 200 vende të reja pune.
I pranishëm në ceremoni kryeministri Edi Rama pohoi ndër të tjera se politikat për nxitjen e hoteleve me 4 dhe 5 yje nuk janë favor për industrinë e luksit, por në fakt kjo industri është industria që sjell më shumë vlerë të shtuar në ekonomi, është industria që sjell më shumë të ardhura për ekonominë kombëtare dhe që sjell më shumë punësim dhe vende pune të paguara shumë më mirë.
?Investimi është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikës nxitëse për investime reale në fushën e hotelerisë së niveleve të larta?, deklaroi ministri Klosi në fjalën e tij. Kreu i Turizmit siguroi investitorët në këtë fushë, për mbështetjen e pakufishme shtetërore që ka filluar nga nismat e reja ligjore për hotelet me 4 dhe 5 yje.
Ministri Klosi u shpreh se risia e këtij sezoni është rritja e numrit të turistëve dhe zgjerimi i gjeografisë së tyre dhe për këtë duhet shtuar më shumë oferta turistike. Kreu i Turizmit i kërkoi tur operatorëve që të orientojnë turistët e huaj drejt turizmit alternativ. Ministri Klosi prezantoi edhe një nga risitë e 500 festave dhe aktiviteteve që shënohen këtë vit. Mbi 35 festivale kulinarie do të organizohen nga veriu në jug, gjatë muajve korrik dhe gusht duke ofruar për turistët e huaj, ?Festat në pjatë? apo maratonat e kulinarisë.
Fjala e ministrit Klosi
Premium është investimi më i ri që i shtohet turizmit shqiptar, në përpjekjen e madhe për të shndërruar në primarë në sektorët që prodhon të ardhurat në ekomoninë kombëtare.
Mirësekeni ardhur, në inaugurimin e investimit të një vlere me mbi 10 milionë euro, investim privat i dy kolegëve, miqve tanë të vjetër që janë shndërruar më investitorë të vërtetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë kjo e një politike për nxitjen e investimeve reale në fushën e hotelerisë së niveleve të larta. Është nevojë e madhe dhe sot për sot në kushtet e rritjes së kërkesave të kaq shumë turistëve nga e gjithë bota që ne të afrojmë kapacitete dhe kushte si hoteli që sot ne inaugurojmë.
Risi e këtij sezoni është rritja e disaherë e numrit të turistëve të cilët vijnë nga vende europiane dhe e nga e gjithë bota kemi ndryshuar tashme me shpejtësi numrin e pasaportave që hyjnë në kufirin shqiptar, duke i shtuar me shumë vende të reja të cilat nuk kanë qenë më parë, dhe carterat e parë që kanë mbërritur edhe në Premium kanë mbërritur nga Izraeli, Kopenhagen, Norvegjia, Londra, etj. Me të njëjtën shpejtësi që po rritet numri i turistëve rritet edhe përgjegjësia jonë, për të shtuar cilësinë e turizmit shqiptar, për ta shndërruar atë në një turizëm me më shumë alternative sesa bukuria e detit.
Prandaj ne i kërkojmë të gjithë tur operatorëve që janë këtu sot që të shikojnë shumë më tepër nga turizmi alternativ, të kemi mundësinë që turizmi shqiptar dhe atyre të huaj t?i afrojmë një numër shumë më të madh mundësish për të parë bregdetin dhe jo vetëm, për të shkuar gjatë gjithë sezonit turistik në një kalendar të theksuar festash të cilat janë më shumë se 500 aktivitete të organizuara në të gjithë vendin nëpërmjet 3 institucioneve tona, ministrinë e Turizmit, ministrinë e Bujqësisë dhe ministrinë e Kulturës, më lejoni që sot para jush të shpalos programin më ambicioz që ne e kemi quajtur ?Festa në pjatë? apo maratona e festës së kulinarisë , që do të fillojnë nga plazhet e veriut, nga Velipoja, e cila në datën 18-22 korrik do të zhvillojë festën e verës dhe po ashtu 13-16 gusht, ?Krapi i Shkodrës? do të ndodhë në korrik dhe gusht të këtij viti, në Kukës, kemi festivalet ?Nga toka në tavolinë? e cila do të zhvillohet Shishtavec, në korrik, ndërsa FEsta e bozës në gusht në Kukës. Në Tropojë, në Valbonë do të jetë ?Boronicë Malesh? në korrik dhe në dhe ditët e mjedrës në gusht. Në Dibër është festa e Drinit, e Bjeshkës, në korrik ndërsa festa e Jufkës në muajin gusht. Në Durrës do të kemi një sërë aktivitetesh përvec atyre që ofrojnë resorte si ky i sotmi. Në Pogradec, Belushka e Liqenit dhe festa e Koranit në korrik dhe në gusht. Në Divjakë do të organizohet festa e Pjeprit 3 herë në muajt korrik dhe gusht. Në Vlorë do të organizojmë në Orikum, Tragjas, Zvërnec, Himarë, Kalaja e Kaninës festa po ashtu. Festivale kulinarie edhe në Sarandë e Ksamil që do të zhvillohen në gusht ndërsa në Berat janë festivalet e verës në gusht ndërsa në fillim të shtatorit, konkursi i prodhimit të verërave. Festa të tjera do të organizohen në gusht në Gjirokastër, Përmet, LIbrazhd Elbasan. Po ashtu kemi edhe festat e traditës që i kemi publikuar pak kohë më parë. Ju mora pak kohë për t?ju dhënë këto alternativa, për t?ju dëshmuar këtë përpjekje të re që kemi për të zhvilluar turizmin në katër polet tona.
Duke përfituar nga ky moment kaq i rëndësishëm i një prej pionerëve të parë të hoteleve me 5 yje unë do të doja të uroja të dy investitorët, Enverin dhe Arbenin për punën e madhe që kanë bërë, për historinë e tyre, realisht për të shkruar një libër sesi e kanë ndërtuar me dhëmbë këtë biznes, e po ashtu për të siguruar ata dhe të gjithë komunitetin tuaj se mbështetja shtetërore do të jetë e pakufishme duke filluar nga nismat e reja ligjore që kemi marrë për këto hoteleri dhe po ashtu duke e vazhduar me cdo problematikë të cilën ne do të donim që nëpërmjet jush ta evidentonim, ta kishim në vemendje dhe cdo hall, cdo shqetësim të ishte pranë institucioneve tona si një udhërrëfyes i vërtetë, i punës që ne duhet të ndërmarrim për realizimin me sukses të një sezoni që duhet të jetë një sezon krejt tjetër nga ato që shqipëria ka parë, pasi ne i kemi të gjitha shanset që të transformojmë Shqipërinë në një destinacion europian turistik.
Gjatë ditës së sotme rreth 37 mijë nxënës kanë zhvilluar pro...
Temperaturat e larta kanë sjellë probleme shëndetësore këtë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kushtuar një vëmendje të...
Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga...
Vazhdojnë paralajmërimet se negociatat për çështjen e emrit ...
Besojmë se ju kujtohet debati e ashpër në shëndetësi, parlam...
Shoqëria civile i është drejtuar sot, përmes një letre, inst...
Pas lajmeve që qarkulluan në media se në Shqipëri mund të ng...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
CNA.al 8 ditë më parë, konkretisht më 31 maj 2018, bëri një ...
Televizioni kombëtar Klan, ka reaguar pas ujërave mediatike,...
Të bëhesh nënë, tani nuk njeh më moshë dhe limite.Spitali Am...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në vendin e njohur s...
Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve por edhe mediet kohët e fu...
Qeveria e Austrisë, e kryesuar nga Sebastian Kurz, lajmëroi ...
Policia në Singapor arrestoi dy gazetarë jugkoreanë, nën aku...
Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë dyzetë im...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia du...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se ka...
Është fjala për deputetin e subjektit politik kosovar “Nism...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...