LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Nga ?Boldnews.al?
?Top Channel? ka vijuar mbrëmjen e së Enjtes me procesin e ?Vetingut? të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas mënyrës së tij.
Në shënjestër të sulmit të televizionit, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi në vend, kësaj radhe ishte Shkëlzen Selimi. Anëtari i Gjykatës së Lartë ishte subjekt i një kronike tërësisht denigruese dhe aspak profesionale.
Televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi tashmë ka dalë hapur se qëllimi i tyre është shantazhi dhe presioni i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sidomos ata që janë pjesë e trupës gjykuese që pritet të shqyrtojë çështjen gjyqësore lidhur me pronësinë e gjigandit mediatik shqiptar.
?Boldnews.al? ka raportuar edhe më parë për një konflikt gjyqësor ndërmjet Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj nga njëra anë dhe Albert Sino e Aurel Baçi nga ana tjetër. Këta dy të fundit, aksionerë në maxhorancë në Top Channel, u përjashtuan nga e drejta e tyre, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit të Tiranës, pas ndërhyrjeve të forta të Vjollca Hoxhës dhe politikanëve të fuqishëm e drejtues të lartë qeveritarë.
Aksionerët Sino e Baçi nuk u tërhoqën nga beteja ligjore dhe ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të fituar të drejtën e tyre. Por, pikërisht, kur trupa gjykuese pritet të nisë shqyrtimin e ankimit të aksionerëve ?rivalë? të Vjollca Hoxhës, kjo e fundit ka nisur sulmin ndaj gjyqtarëve.
Sot në shënjestër ishte gjyqtari Shkëlzen Selimi, për të cilin një kronikë e gatshme e Top Channel e lidhte atë me proceset gjyqësor të ?21 Janarit? e ?Gërdecit?, si edhe me një informacion, tërësisht anonim, sipas të cilit ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.
Si rregull, ambasada nuk flet për emra konkretë të zyrtarëve, të cilëve u ka refuzuar vizën. Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë, do të rezultonte që edhe ambasada e SHBA është përfshirë në lojën e interesave të Vjollca Hoxhës. Por, në fakt, e vërteta është ndryshe. Top Channel e ka përfshirë në lojën e saj edhe ambasadën amerikane, pavarësisht se informacioni është i pasaktë.
?Boldnews.al? kontaktoi mbrëmjen e së Enjtes me gjyqtarin Shkëlzen Selimi, i cili e mohoi faktin që t?i jetë refuzuar viza amerikane. Në një prononcim ekskluziv për ?Boldnews.al? ai u shpreh se ?nuk kam aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe këtë fakt do e dokumentoj zyrtarisht në ditët në vijim?.
Pavarësisht se ky informacion është i pavërtetë, ai është përdorur si pikënisje e kronikës sulmuese të Top Channel ndaj gjyqtarit Selimi, e cila mbyllet, në mënyrë shumë sugjestionuese: ?Në ditët në vijim, Top Channel do të sjellë raste të tjera të lidhjeve të Shkëlzen Selimit me krimin?. Pra, sipas këtij prologu, televizioni më i madh në vend ka informacione për lidhje të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë me krimin dhe këto do i ndajë me publikun?më vonë.
Pyetja që shtrohet është ?kur më vonë?? ?Më vonë? do të thotë, për Top Channel, atëherë kur gjyqtari Selimi të mos votoj në favor të Vjollca Hoxhës? Kronika të tilla, me skenarë tipikë mafiozë, prej kohësh nuk aplikohen as në mediume periferike.
Duket qartë që, më së paku, gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk i ka dhënë asnjë shenjë Vjollca Hoxhës se anën e kujt do të mbajë në procesin gjyqësor për pronësinë e Top Channel. Por, nga intensiteti i lartë i sulmit, krijohet bindja që vejusha e bosit të Top Channel, Dritan Hoxha, e ka të qartë se gjyqtari Selimi nuk është në favor të saj.
Për këtë arsye, Top Channel ka organizuar një kronikë të bazuar në shpifje, referuar informacionit të pavërtetë për vizën amerikane, si edhe e ka shndërruar hapësirën publike për të ushtruar shantazh dhe presion të hapur ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Qëllimi duket qartësisht- ai nuk ka pranuar t?i përulet vullnetit të Vjollca Hoxhës.
Pikërisht këtu duhet gjetur arsyeja se përse Top Channel, duke u prezantuar si ?parimor?, ka nisur të zhvillojë ?vetingun? sipas interesave të tij. Me shumë mundësi, ky ?veting alla-top channel? do të vijojë edhe për anëtarë të tjerë të trupës gjykuese, të cilët nuk do të pranojnë t?i shkelin syrin Vjollca Hoxhës. Për secilin prej tyre, vejusha e Tanit të Topit ka gati për sulm Ben Blushin.
Deputeti i listës Basha, Ervin Salianji, është prezent në em...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në stud...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala e ftuar në emsionin “Stu...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar me su...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i ftuar n...
Shkupi e Athina zyrtare nuk sqarojnë pse po vonohet biseda t...
Ish-kreu i Departamentit të ish të Përndjekurve Politik, në ...
Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i udhëhe...
Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit të s...
Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë një “fermë” kanab...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gramsh, k...
Kryeparlamentari Kosovës, Kadri Veseli, vetë i 30-të, do të...
Disa sulme janë kryer javët e fundit mbi pronat e serbëve të...
Biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqi...
Bazuar në dokumentet e siguruar nga Ministria e Infrastruktu...
Bashkia e Tiranës vazhdimisht ka lavdëruar edukatoret për pu...
Dialogu për Kosovën ka futur në vallen e qënies “asistentë” ...
Performanca e dobët në punë u ka kushtuar shumë 13 inspektor...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj I...
Pas plagosjes së një dite më parë të ndodhur në Gjirokastër ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...