web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audiopërgjimi/ Prokuroria në krah të Agron Xhafajt?

7 Qershor 2018, 10:03, Aktualitet CNA

Ka rinisur seanca plenare për të tretën herë dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vijuar me rendin e ditës.

Fjalën e ka marrë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili i është rikthyer çështjes së audiopërgjimit për vëllain e ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.

Basha ka thënë se pas 4 javësh pasi PD publikoi audiopërgjimin Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.

“Kaluan 4 javë dhe asnjë masë nuk është marrë nga Prokuroria. Mbetet rasti unik, ku Ministri përgjegjës për të zbatuar ligjin antimafia është vet subjekt i ligjit.

Kapja e Prokurorisë dhe presioni i vazhdueshëm ndaj drejtësisë janë vepra të drejta të një njeriu, Edi Ramës.

Rama po bllokon integrimin e Shqipërisë. 6 javë më parë në Berlin e mori të qartë mesazhin”,- u shpreh Basha.

Kujtojmë këtu se dia minuta më parë basha e ka quajtur Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, kukull të Ramës e cila është emëruar për të bllokuar drejtësinë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga