Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Në një editorial të djeshëm, që po e sjellim më poshtë botuesi i gazetës ?Tema?, Mero Baze analizon emisionin ?Opinion? të dy netëve më parë, ku kryeministri Rama u shfaq në krah të dy biznesmenëve, Samir Mane dhe Agron Shehaj.
Analiza është një këndvështrim që ka edhe një propozim konkret, pra, njohjen në bilancet e bizneseve të bamirësive, ashtu siç e quan Ramën ?bamirësin? e ?bamirësve?, por edhe i kritikon në grup për faktin se për Mero Bazen dalja në TV dhe reklamimi i bamirësisë është i gabuar.
Në fakt paksa i lëmshosur nga dashuria për Ramën dhe urrejtja për pagatorët e kunatit të Bashës, Baze largohet nga thelbi dhe i fut në një thes politikanin, biznesmenin dhe biznesmenin pseudopolitikan.
Së pari, përpara se të dalim në përfundim dhe të mundohemi të gjejmë gabimet e atyre që bëjnë bamirësi, e mira është ti falenderojmë. Sepse duke i sulmuar, mediat dhe shoqëria po bëjnë një akt të turpshëm mosmirënjohje.
Për më tej, duhet të analizojmë panelin dhe ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit, por që dalin në TV dhe bëjnë bamirësi qoftë edhe për pesë familje, kjo nuk i prish punë askujt, për më tepër duhet të shërbejë si nxitje edhe për shumë biznesmenë të tjerë, nga ata të PPP-ve apo koncesioneve të qeverisë, të cilët më shumë bamirësi bëjnë në xhepat e zyrtarëve të Ramës, se atyre në nevojë.
Kudo në botë njerëzit e pasur bëjnë donacione, e thonë publikisht, thërrasin mediat, jo vetëm si koncepti që në Shqipëri gjykohet si reklamë, por edhe për të nxitur të tjerë. Në perëndim apo edhe në SHBA mjafton të shikosh profilet e tyre në rrjetet sociale apo faqet e fondacioneve për të kuptuar sesi reklamojnë bamirësitë që bëjnë apo si nxitin në këtë mënyrë për të rritur kujdesin ndaj njerëzve në nevojë.
Që nga Zuckerbergu i FB dhe deri të fondacioni më periferik në Tiranë i njoftojnë bamirësitë e tyre. Ai i pari ka audiencën që një televizion shqiptar nuk e siguron dot për dhjetëra vite.
Tre më të diskutuarit në panel janë Edi Rama, Agron Shehaj dhe Samir Mane. Dy të parët kërkojnë vota, pra në çdo rast më shumë se në shërbim bamirësie është akt për të rritur imazhin në opinionin publik. I treti ka diferencë, jo vetëm për faktin se bën bamirësi, pa kërkuar vota, por sepse është i pari që e ka nxitur.
Samir Mane, biznesmenë të rangut të tij apo më pak të pasur, se dalin dy herë në vit në TV e na tregojnë e nxisin bamirësitë e tyre nuk na bëjnë keq, përkundrazi na tregojnë fytyrën tjetër të biznesit dhe shoqërisë shqiptare.
Ndihmohen disa familje në emision Live, ndërkohë që mund të shikonim fytyra të shtrembëruara nga silikoni, apo debate shterpë në mbështetje të LGBT, pa folur më tej për tallavanë politike që zhurmon veshët e shqiptarëve çdo ditë.
I pari që prish panelin e emisionit, ashtu siç e shpreh edhe Baze, është Edi Rama. Kjo për faktin se është përgjegjësi kryesor i varfërisë në Shqipëri. Ka kosto jo pak, por të pesë viteve dhe për ata që nuk e dinë në këto pesë vite varfëria është thelluar dhe ka një hendek edhe më të madh, midis të varfërve dhe asaj që quhet shtresë e mesme, pa hyrë te të pasurit.
Edi Rama nuk mund të bëjë bamirësi, por e ka për detyrë që strukturat e shtetit dhe vartësit e tij ti ketë pranë të varfërve, jo duke ju dhënë lëmoshë, apo duke i hequr nga ndihma ekonomike, por duke nxitur politika të forta sociale dhe punësimin.
Rama nuk bën as njërën dhe as tjetrën. Përkundrazi, rrit taksat, ndrydh biznesin.
I dyti në panel është Agron Shehaj. Një biznesmen që është akuzuar nga mediat dhe rrjetet sociale se ka paguar jo pak, por 500 mijë euro për tu bërë deputet. U bë qesharak si politikan që në fjalën e tij të parë në parlament. Prej kohësh hesht dhe ka shmangur protagonizmin. Tashmë zgjidhje ka gjetur bamirësinë. Kur akuzohet se paguan 500 mijë euro pranë familjarëve të Lulzim Bashës për tu bërë deputet, se fali rrogën e tre viteve që shkon rreth 50 milion lekë, është për tu vlerësuar, sepse mund të mos e bënte dhe këtë dhe këto ti çonte te kunati.
Përtej Agronit dhe Ramës si politikan ai emision dhe të tilla emisione bëjnë mirë dhe janë një vlerë e shtuar dhe ajo që na bën keq është përdorimi i tyre politikisht. Për këtë të gjithë janë në një mendje dhe përgjegjës sërish ngelet kryeminstri ynë, bashkë me deputetin e Lulit, që me bamirësi kërkon të kurojë imazhin e tij të shkatërruar.
Prandaj dhe nuk duhen ngatërruar biznesi që bën bamirësi qoftë edhe duke e reklamuar në media apo duke e bërë Live në televizione, me politikanë dhe biznesmeno-politikanë, që bamirësinë e përdorin për propagandë dhe vota./ CNA.al
Nga Mero Baze*Kryeministri Edi Rama ishte dje në vendin e ga...
Dy persona u plagosën mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në Gj...
Ka nisur seanca plenare dhe fjalën e ka marrë kreu i AMA-s, ...
Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar së fundmi dy...
Stina e verës do të jetë e “e nxehtë” për kabinetin qeverita...
Emirates Airline ka zbuluar një suitë të re të klasit të par...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, mësohet se ka urdhër...
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka rikthyer në Tiran...
Kjo kërkesë në vetvete nuk është e re, pasi është sanksionu...
DASHI 21. mars – 20. prill Ky është momenti më i mirë për t...
Ditët e fundit, Ben Blushi është duke bërë përpjekje për të ...
Në vijim të luftës kundër drogës, policia e shtetit ka zbulu...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka kërkuar ng...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur ...
Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri është s...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i njohur për investigimet...
Kryeredaktorja e revistës “Monitor” Ornela Liperi është e ft...
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më...
Deri më tani kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...