web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja në Gjirokastër/ Policia jep detajet

6 Qershor 2018, 20:16, Aktualitet CNA

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë pranë drejtorisë së policisë në Gjirokastër.

Nga të dhënat e para mësohet se të plagosur kanë mbetur dy persona, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Raportohet se të plagosurit janë shtetasit  Xhelo Gërveshi, 50 vjeç, banues në Lazarat dhe Valentin Buci, 44 vjeç, banues në Lazarat.

Gërveshi është plagosur në këmbë.

Dy personat janë konfliktuar me njeri-tjetrin në një pikë basesh.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Informacion paraprak

Në lagjen ?18 Shtatori? të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali ?lloto sporti?, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër,  pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri  tip pistoletë shtetasit:

XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.

Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar,  ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e  autorit.  /CNA.al





Lajmet e fundit nga