Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Grida dje u zgjua nga rrezet e diellit që hynë nga dritarja drejt e mbi faqen e saj puthitur mbi jastëk duke e gudulisur e ngrohur. U kthye në krahun tjetër dhe me të njëjtën dashuri rrezet e përqafuan. Ndenji edhe pak në përhumbje me dilemën në duhet të bëjë një video me mesazhe të ngrohta nga krevati për elektoratin e djathtë zhuritur në beteja për demokraci. E la për një ditë tjetër. Ishte ora 9 e mëngjesit, kur e mori Salianji për ta pyetur në fjeti, sa fjeti, qysh fjeti dhe për t’i uruar një ditë mbushur me emocione e adrenalinë si dhe për t’i ofruar çdo shërbim që ajo kishte nevojë deri edhe gjera mekanike si zhbllokimi i ulluqeve në çati në rast shiu.
Pasi e falënderoi gjysmë e përhumbur, por e qetë, u vesh dhe vendosi të shkonte në Parlament, pasi lajmëroi shoferin, rojën dhe fotografin personal se po gatitej. Para se të dilte hëngri dy biskota një lug reçel, pak kokrra qershi dhe dëgjoi një këngë te Celentanos ” amami amami”! Hyri në sallën e Kuvendit mbushur me dëlirësi e ngarkuar me ide. Fjalimin e kishte shkruar një ditë më parë. Jua kishte lexuar edhe Salianjit Vali Dukës dhe Pampurit. Të tre njëzëri kishin shpërthyer në duartrokitje dhe në emfazë.
Gjeniale në raport me historinë – tha Vali.
I papërsëritshëm si stil – theksoi Pampuri.
Shkatërrues për Edi Ramën – tha Saliani, e një lot sa një ulli fshati ju pa në cep të syrit.
Kur socialistët të thyer në mes nga frika ja mbathën nga sytë këmbët, Opozita filloi seancën e saj në facebook. Kur i erdhi radha Gridës ra heshtje e madhe. Ajo filloi “opozita e sotme ka detyrën e vështirë të bëjë gjënë e duhur. Por ka një vështirësi më të madhe se kjo të mos bësh gjënë e duhur kur e e di që duhet bërë. Ju them me bindje që nuk është e vështirë të bësh gjënë e duhur, por është shumë e vështirë të mos e bësh kur e di që është e duhura.
Citoi Galileun, Landfildin dhe 18 të tjerë. Disa herë si refren përsëriti “epur si muove”. Salianji kishte çaplluar sytë si daci në govixh nga kjo lartësi retorike që po e fundoste nga emocionet por që e ngrinte në qiell nga lumturia.
Mendime nga të vetat nuk shpenzoi sepse të njëzetët që citoi i trajtoi bashkolegë”. Aldo Bumçi pyeste Mul Nokën ke dëgjuar të tille kryevepër retorike ti?
Jo vallahi – tha ai, – po më mirë e di Doktori.
Romeo merrte shënime për ta pasur si model për fjalimin e ardhshëm. Luli nuk ishte aq i përqendruar Salianjit nuk i la shije të mirë. Mos ndoshta në familje ka filluar kriza e besimit ndaj tyre si dyshe ??? Ju venit gazi.
Me i habituri ishte Sali Berisha, nuk u besonte veshëve. Kujtonte ditën e parë kur i prezantuan Gridën dhe vendosi t’i hapte dyert e karrierës në PD. Nuk lexohej qartë në ishte i kënaqur apo i mërzitur. Me gjasë ishte e para. Doktori po e sheh PD-në në lartësi që se kishte imagjinuar kurrë më parë, vetëm në 5 vjet.
Grida u ul në ndenjësen e vet pasi Salianji e kishte fshirë me fasoletën e tij përmes shikimesh admiruese. Tani po që e meritonte një shishe verë nga e mira dhe ca buzëqeshje të ëmbla prej atij që i do zemra.
Sali Berishën e goditen pa masë psikologjikisht 20 citimet e sidomos lidhja e tyre logjike si bombë nën këmbët e Edi Rames prej së cilës do t’i digjen poturet. /SATIRË
“Të përmirësojmë cilësinë e diellit dhe rërës”. Ky premtim i...
Lulzim Basha nuk mund të qëndronte pa qeverinë e tij hije, n...
Protestës qytetare në Vorë i është bashkuar edhe kryetari i ...
Qytetarë, Shoqëria Civile dhe deputetë të PD kanë protestuar...
Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...
Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.Duke bere...
Në kohën e Dullës në kulmin e miqësisë shqiptaro-kineze raps...
Artisti Everest Imeraj, ka reaguar pas debatit në emisionin ...
Një portal periferik, i cili drejtohet nga një tullac pavler...
“Dashuria” mes PD –dhe LSI duket se është rikthyer dhe madje...
Është për të ardhur keq dhe mjaft e trishtë për një politika...
Ka qënë ky reagimi i drejtoreshes se përgjithshme të tatimev...
Xha Rizai, komshiu yne i shtrire ne shtratin e vdekje po lin...
Rama: Dilni djema mos kini frikë se nuk ju arrestoj. Po diln...
Ka mjaftuar një gol me kokë i djaloshit elbasanas, A.Sadiku ...
Ka ardhur si rrufe në qiell të kaltër, dalja e Mbretërisë së...
Ka zgjatur vetëm një ditë jeta e autobuzit me të cilën bëri ...
Vëtëm pak kohe para se të nisej Kombëtarja jonë e Futbollit ...
Mes entuziazmit të papërshkruar të stafit te Kryeministrisë ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, në daljen t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...