web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qumësht Buburreci?! Trendi më i ri ushqimor? Mësoni gjithçka që duhet të dini.

30 Maj 2018, 14:40, Lifestyle CNA

Këto kohë mund të keni rastisur artikuj mbi përfitimet nga qumështi i buburrecave. Po, ky është qumësht i prodhuar nga buburrecat për të ushqyer të vegjëlit e tyre.

Sigurisht që këni pyetje, për të cilat ne kemi përgjigjie.


Pra, kjo është diçka e vërtetë?

Po ! Por nëse mendoni se janë buburreca të shtypur që në njëfarë mënyre janë shndërruar në një gjendje të lëngshme të cilën ju mund ta përdorni me drithërat tuaja të mëngjesit ? e keni gabim.
Kjo e gjitha ka ardhur nga një studim i publikuar në 2016-ën në të cilin kërkuesit kanë analizuar qumështin e prodhuar nga një lloj buburreci i quajtur Diploptera punctata.
Specia në fjalë gjendet në pjesë të ndryshme të Azisë, Australisë dhe Haëaii, dhe femrat prodhojnë një lëng të ushqyeshëm ose ndryshe qumësht, për të vegjlit e tyre ? që në fakt janë 9 deri në 12 embrionë të cilat janë në zhvillim.
Edhe pse janë shumë larg të qenurit gjitar, kjo specie është unike sepse është e vetmja e llojit të vet që i ushqen të vegjlit në këtë mënyrë.
?Buburrecat tuaj të zakonshëm që hasni nëpër oborre nuk e bëjnë këtë gjë,? shprehet Stephen Tobe, një bashkëautor i studimit.


Si mblidhet ky qumësht?

Është pak më e komplikuar se të mjelësh një lopë. Për të bërë këtë analizë, studiuesit duhet të hapnin me kujdes një buburrec femër të ngordhur e cila priste fëmijë. Kështu ata morrën embrionin, i hoqën kokën dhe në fund të barkut, hoqën zorrën dhe më në fund përdorën një pipëzë të vogël për të ekstraktuar qumështin, i cili ishte në gjendje të kristalizuar.

 

Është supër i shëndetshëm ky qumësht?

Është pa dyshim i ushqyeshëm. Sanchari Banerjee është një nga autoret e këtij studimi dhe u shpreh se qumështi në fjalë përbëhet nga proteina, sheqerna pa laktozë dhe lipide, të cilat janë yndyrna.
“Shërben si ushqim i plotë për embrionet. Proteinat përbëhen nga të njëzeta amino acidet, ndërkohë që lipidet përmbajnë yndyrat e nevojshme,? tha ajo. ?Në terma ushqyerje, siguron tre herë më shumë energji se qumështi i lopës?.

Ok, po ku mund t?a gjejmë?

Nuk mund t?a gjeni. Megjithëse nëpër media janë shprehur mbi këtë qumësht sikur do jetë qumështi i ri i kokosit që mund ta blini te supermarketi i lagjies, ky nuk është rasti.
Megjithëse ky kërkim është në një rrugë shumë të mbarë dhe premtuese, kristalet e qumështit nuk janë të disponueshme për konsumim njerëzor akoma.
Pra, gjithë artikujt që thonë se qumështi i buburrecit po vjen nëpër dyqane, janë gabim. Qumështi i buburrecit nuk është trendi i ri ushqimor, sepse nuk është ushqim akoma.





Lajmet e fundit nga