“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Policia kufitare serbe, ndaloi futjen në territorin e Serbisë të disa fotografive dhe një katalogu fotografish me simbolet e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, që ishin pjesë e një ekspozite të artistes Eliza Hoxha që do të hapet në Beograd.
Ndalimi i fotografive u bë derisa një grup artistësh po udhëtonin për në Beograd për të marrë pjesë në festivalin ?Mirdita, Dobar Dan?, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndalimi i fotografive nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, tha se po i ndjek me shqetësim pengesat që autoritetet e Serbisë po ua bëjnë artistëve dhe të rinjve nga Kosova që janë nisur për të marrë pjesë në ekspozitën ?Mirëdita, Dobar Dan? në Beograd.
“Arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika, veçanërisht kur angazhohen për paqe e pajtim. Për më tepër, kjo sjellje e autoriteteve të Serbisë është në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit që po ndërtojmë në rajon dhe në kundërshtim me përpjekjet për të vënë raporte evropiane në mes vendeve të rajonit. Kjo bëhet edhe më e rëndë pas mesazheve të qarta të dhëna në Samitin e Sofjes në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor se vendet e Evropës Juglindore nuk kanë të ardhme evropiane pa ndërtim dhe normalizim të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore”, shkroi ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj, shkroi në facebook se “Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin ?Mirëdita, Dobar Dan? në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale?.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social twitter, i quajti “skena të turpshme në kufi, pasi autoritetet e Serbisë po keqtrajtojnë artistë të Kosovës që udhëtojnë për në Beograd. Ne kërkojmë nga qeveria serbe që menjëherë të ndërpresë abuzimin e qytetarëve tanë ose do të marrim masa reciproke. Marrëdhëniet nuk mund të jenë normale nëse ndalojnë artistët të marrin pjesë në ekspozita?,thuhet në reagimin e zotit Hoxhaj. Festivali që mbahet nga sot deri më 2 qershor organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim me disa organizata nga Kosova me synonim për të ndihmuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një vit më parë, autoritetet serbe i ndaluan pjesëmarrjen në kët festival ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ishte ftuar aty për të folur për librin, ?Dua të dëgjohem? – Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë.
Kundër festivalit që sivjet mbahet për herë të pestë, gjatë javës kanë protestuar parti dhe lëvizje të djathta në Serbi.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian./VOA/
Kosova së shpejti do ta ketë një tunel të ri e që do të lidh...
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-s...
Gazetari italian i medies “MeridioNews” e cila publikoi e pa...
Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Alb...
Pas procedimit penal të nisur ndaj të rinjve të Forumit Rino...
Në prag të sezonit turistik Operatori i Sistemit të Transmet...
Ka vetëm një gjë me të cilën nuk mund të bëni kompromis, me ...
Kreu i FRPD –së Belind Këlliçi ka reaguar pas njofrimit se p...
Propozim Ligji i Ministrisë së financave për lojërat e fatit...
Policia e Kumanovës do të kërkojë dënim të 60 vjeçarit, që k...
Nga: Ilir LevonjaQë opinioni europian nuk e ka me qejf lidhj...
Plazhet në të gjithë bregdetin shqiptar thuajse janë betoniz...
Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, kreu i LZHK-s...
Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori organizatorët pr...
Sot mediat raportuan për ofertën që Ben Blushi i ka bërë gaz...
Në vijim të takimit të zhvilluar në Vjenë në fillimit të mua...
Prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj dhe një ofi...
Pasi i grumbulloi demokratët në çadër një vit më parë dhe i ...
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij austriak Sebastian...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka është kallëz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...