web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EULEX mbetet në Kosovë deri në vitin 2020

30 Maj 2018, 17:24, Aktualitet CNA

EULEX-i do të jetë i pranishëm në Kosovë edhe dy vjet, të paktënm pasi BE-ja tashmë e sheh si punë të kryer vazhdimin e misionit të vet për sundim të ligjit, deri më 2020.

Madje, Brukseli e mirëpret këtë zhvillim edhe në draft-dokumentin e rekomandimeve të Këshillit të BE-së për Kosovën, që pritet të publikohet muajin tjetër.

?Këshilli mirëpret marrëveshjen e arritur për vazhdimin e misionit të EULEX-it deri në qershor 2020?, thuhet në këtë draft, një kopje të të cilit e ka siguruar “Klan Kosova”.

Po ashtu, në lidhje me këtë, Këshilli i BE-së i kërkon Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe efektivisht me EULEX-in në mënyrë që ky mision ta përfundojë në mënyrë të plotë mandatin e vetë.





Lajmet e fundit nga