web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Butrint Imeri i komenton Elenit por bën gafën e madhe,shpërthejnë fansat

30 Maj 2018, 10:25, Lifestyle CNA

Me këngën “Fuego” me të cilën përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe mori vendin e dytë, Eleni Foureira ka bërë bujë të madhe, aq sa kjo këngë po dëgjohet kudo duke u renditur në top lista.

Këngëtarja shqiptare ka nisur një tur me koncerte në shtete të ndryshme dhe i radhës ka qenë në Spanjë.

Eleni ka postuar një foto ku falenderon publikun spanjoll, por në hapsirën e komenteve bie në sy ai i Butrint Imerit.

“Miss Greqia”, i komenton ai Elenit, koment që ka shkaktuar zemërimin e ndjekësve të cilët kanë shpërthyer në të shara duke i kujtuar Butrintit se Eleni është shqiptare.

Kujtojmë që Butrinti dhe Eleni pak vite më parë kanë bashkëpunuar për këngën “Delicious”.





Lajmet e fundit nga