web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja e Prokurorisë së Durrësit/ Arrestohen dy persona

25 Maj 2018, 06:40, Aktualitet CNA

Pas grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku persona të paidentifikuar bastisën zyrën e një Prokurori dhe një oficeri të policisë gjyqësore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave.

Të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë vënë në pranga si të dyshuarit kryesorë të ngjarjes me urdhër të Prokurorisë pas hetimit të nisur, ndërsa aktualisht janë duke u marrë në pyetje.

Kujtojmë këtu se kjo është hera e dytë kur Prokuroria e Durrësit bie pre e grabitjes, pasi vetëm dy javë më parë, postierit të Postës Sekrete, iu grabitën disa materiale që nga Prokuroria u cilësuan si jo sekrete. /CNA.al





Lajmet e fundit nga