Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është përshkruar si ?revolucionare? dhe ?e guximshme? nga ekspertët holandez, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi.
Ambasada shqiptare në Holandë në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC) organizuan një tryezë diskutimi me tematikë ?Shteti i së drejtës në Shqipëri dhe kontributi Holandez dhe i Bashkimit Evropian?.
Në tryezë ishin të ftuar për të shpjeguar reformën në drejtësi në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Drejtuesja e Ekipit të Euralius, Agnes Bernhard, dhe Eric Vincken, zëvëndësdrejtor i CILC.
Gjatë tryezës së diskutimit, doli në pah që në vijim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila ka si qëllim të rrisë profesionalizmin, eficencën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Zbatimi i reformës në drejtësi është kryer me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ekspertët që përfaqësojnë Holandën të emëruar nga Qendra për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC).
Gjatë diskutimeve doli në pah që modeli shqiptar i reformës në sistemin e drejtësisë është një nga modelet më të mira për reformimin e sistemeve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera.
Me zbatimin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka tejkaluar në reformat e saj edhe reformat e ndërmarra nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. ?Reformat në Shqipëri, kurrësesi nuk mund të konsiderohen kozmetike dhe përkundrazi mund të quhen si një përpjekje e guximshme dhe unike në llojin e saj? deklaroi Robert Bosch, ish-Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe moderatori i tryezës së diskutimeve.
Në përgjigje të pyetjeve nga pjesëmarrësit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e bënë të qartë që çdo ndryshim i kryer si pasojë e reformës është konsultuar gjerësisht me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të interesuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili ishte treguesi më i mirë i zhvillimit të kulturës demokratike në vend.
Nga pjesëmarrësit u përmend edhe se reforma në drejtësi ishte një nga elementët kyç që bindi Komisionin Evropian për të rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi u shpjegoi të pranishmëve domosdoshmërinë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e kushtëzuar kjo nga niveli profesional, mënyra se si funksiononin institucionet drejtuese të sistemit, si dhe perceptimi negativ që publiku shqiptar kishte tek sistemi i drejtësisë.
Sipas Xhafaj, ajo çka pritet nga kjo reformë është pastrimi i radhëve të sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të paaftë dhe të lidhur apo ndikuar në vendimarrjen e tyre nga bota e krimit, krijimi i institucioneve të reja që sigurojnë më shumë pavarësi të sistemit, krijimi i mekanizmave që garantojnë balancë dhe kontroll efektiv të sistemit në luftë me koorporatizmin dhe korrupsionin.
Ministrja e Drejtësisë, gjatë fjalës së saj, u shpreh se “në Shqipëri sistemi i drejtësisë është rindërtuar nga themelet. Jo çdo njeri është dashamirës ndaj sistemit të ri për shkak se kanë shumë për të humbur. Rrjedhimisht, ndryshimet rrënjësore në sistemin ligjor shqiptar nuk lidhen vetëm me ligjet dhe rregullat, por edhe me zemrat dhe mendjen e njerëzve”.
Më tej, përpara auditorit, ministrja Gjonaj deklaroi se ?jemi krenar që jemi asistuar nga një numër ekspertësh dhe akademikësh me experiencë, si edhe nga ekipi i CILC në ndryshime e mëdha që po ndërmarrim dhe të cilat qysh tani, kanë sjellë shumë zhvillime. Pa ndihmën e vendeve të tjera, qeveria dhe administrata publike do e kishte të vështirë të ndërmerrte reforma të një shkalle të tillë?.
Eric Vincken, zëvëndësdrejtor i CILC përgjegjës për drejtimin e ekipit të ekspertëve holandez tha se ?reforma ligjore në Shqipëri është e një shkalle historike dhe e pashoq. Nuk është bërë kurrë më parë. Ka ndryshuar pothuajse çdo nen dhe kapitull të legjislacionit shiqptar. Gjithashtu, ne vlerësojmë miratimin në parim të marrëveshjes së Eurojust nga Shqipëria si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes së Shqipërisë në platformat e tjera ndërkombëtare ajo është shndërruar në një anëtare me të drejta të plota të ekosistemit ligjor global. Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të nxisë më tej qeverinë për të vijuar me reformat rrënjësore në Shqipëri?.
Në takim foli edhe zonja Agnes Bernhard, drejtuesja e ekipit të Euralius, e cila ndau me të pranishmit rolin që ka luajtur EURALIUS në hartimin e reformës, si de në zbatimin e saj.
Në përmbyllje të takimit, z.Bosch vlerësoi reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë si dhe deklaroi që për sa i përket kapitullit 23 dhe 24, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria është shumë here më e avancuar se sa shtete të tjera të rajonit, të cilat i kanë hapur negociatat e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Së fundmi çdo ditë e më shumë i Lëvizjes Socialiste për Inte...
Autoritetet vendase janë vënë në alarm nga rreziku i ndikimi...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Peqin, ku ...
Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka argumentuar vendimin që...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Situata e motit në vendin tonë për ditën e sotme pritet të j...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni që të gjeni më shumë m...
Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News ...
Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në...
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është i ftuar në em...
Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar aktualitetin politik ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisioni...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku ...
Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherë...
Ish-Presidenti i Republikës njëherësh ish-nënkryetar i Parti...
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shpërthyer në ak...
Gazetarja Ambrozia Meta, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Provokacia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...