web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat kundër Ramës për listën e barnave/ Reagon Zëri i Amerikës

22 Maj 2018, 08:03, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me listën e barnave, ndërsa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.?

Sipas Vasilit, lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.

Postimi i plotë:

Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.
I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.
Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t’i thote.
Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.
Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes.





Lajmet e fundit nga