Fakte tronditëse/ Takimi Rama-Macron kushtoi 1 milionë euro
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbuluar fakte tron...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për mediat pas kërcënimeve të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se audio-përgjimi i publikuar nga deputetët e opozitës është i rremë dhe kështu ata që e kanë publikuar do të përballen me forcën e ligjit.
Alibeaj u shpreh se opozita nuk mund të kërcënohet dhe do të vijojë me betejën e tij.
Sipas Alibeajt, “Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e ligjit Antimafia! ”
Deklarata e plotë:
Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!
Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!
Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!
Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!
E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.
Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!
Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!
Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!
Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!
Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!
Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!
Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!
Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë! /CNA.al
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbuluar fakte tron...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, k...
Udhëheqësit e BE po përgatiten të ritheksojnë zotimet e tyre...
Një ditë pas publikimit të audio-përgjimit ku sipas PD, vëll...
Kryeministri Edi Rama sot në orën 11:00 do të pritet në një ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet nj...
Partia Demokratike ka njoftuar sot një tjetër dalje të jasht...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte një nga p...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbardhur takimin q...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basham gjatë seancës së s...
Kreu i grupit parlamentar të PS –së, Taulant Balla, i pyetur...
Monika Kryemadhi, duket se ka mbetur vetëm si emër kryetare ...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në seancën parlamentar...
Rreth dy orë pas nisjes së punimeve është ndërprerë seanca e...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, n...
Nënkryetari i PD –së, Edi Paloka ka reaguar pas shkarkimit t...
Bashkia Burrel ka qenë ndalesa e radhës e Ministres së Mbroj...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka q...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...