Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një vizitë zyrtare ministrin polak të Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz. Në bisedën e tyre të dy ministrat u përqendruan në diskutimet e çështjeve bilaterale, situatën e mjedisit, të sigurisë në rajonet përkatëse, por dhe për zhvillimet më të fundit kryesisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Ministrat ndanë të njëjtin mendim mbi rolin e aktorëve dhe faktorëve të sigurisë në Ballkan, Evropë e më gjerë dhe rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, organizatave shumëpalëshe dhe agjencive te specializuara.
Ministri Bushati e njohu ministrin Czaputowicz me reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të plotësimit të 5 prioriteteve kyce për anëtarësim.
Ministri Czaputowicz rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për integrimin e vendit tonë dhe u shpreh se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një datë konkrete për anëtarësim në BE, pasi nevojitet shpresë dhe motivim real.
Ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona ndërsa theksuan se ka ende vend për përmirësim.
Gjatë kësaj vizite u lançua Konferenca e Tiranës, me anë të së cilës do të konkretizohet nisma e Polonisë për të mbështetur dhe asistuar vendin tonë në rrugëtimin drejt BE. Konferenca e Tiranës asiston në diskutimin dhe shkëmbimin e eksperiencave përsa i përket punës me kapitujt 23 dhe 24 të anëtarësimit.
Konferenca e përbashkët për shtyp e dy ministrave Bushati ? Czaputowicz.
Fjala e ministrit Ditmir Bushati:
Ishte kënaqësi për mua që pata mundësinë të pres sot këtu në Tiranë si mik, ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jaçek Zaputovich, me të cilin shkëmbyem mendime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona të cilat, në planin politik dhe njerëzor kanë shënuar rritje, kryesisht periudhën e fundit. I referohem jo vetëm këmbimeve në nivelin e ministrave të Jashtëm, por edhe në nivelin e kryeministrave dhe forumeve të përbashkëta të biznesit që janë zhvilluar dhe që do të zhvillohen gjithashtu në periudhën në vijim.
Së dyti, në planin njerëzor gjithashtu vlen të përmendet një rritje nga viti në vit i vizitorëve nga Polonia që vijnë për të kaluar pushimet e verës kryesisht në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dhe shprehëm angazhimin e përbashkët me ministrin Zaputovich, për të lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur një prani edhe më të madhe të pushuesve polakë, të vizitorëve polakë, të cilët ndihmojnë natyrisht në forcimin e marrëdhënieve tona.
Dua t?i shpreh mirënjohjen Polonisë, ministrit dhe institucioneve të popullit polak për mbështetjen e pakursyer dhe pakushtëzuar që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian dhe tani me ne, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne sot me ministrin iniciuam konferencën e Tiranës që është një ndihmesë e çmuar që Polonia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kryesisht me fokus më të posaçëm te detyrimet e standardet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 që do të jenë dhe kapitujt e parë që do të shtrohen në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo, është një eksperiencë e vyer polake e cila gjithashtu ka akumuluar nga transferimi i eksperiencës holandeze në të shkuarën dhe me bujari po ofron këtë për vendet tona, për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe për Serbinë, duke kontribuar kësisoj edhe në forcimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore për t?i bërë ballë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu ne do të takohemi me ministrin dhe me një grup ministrash të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare te BE-se, për pak ditë në Greqi, ku fokusi kryesor do të jetë procesi i Integrimit Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, aq më tepër kur Komisioni Evropian e ka publikuar, jo vetëm strategjinë e zgjerimit dhe raportet për secilin prej vendeve tona, por edhe komunikatën e zgjerimit, pra paketën e plotë të zgjerimit dhe do të sinkronizojmë në këtë mënyrë edhe përpjekjet e përbashkëta për të realizuar ketë proces me cilësi dhe me shpejtësi.
Dy vendet tona janë vende anëtare në NATO, kanë një qëndrim të mirë të dakordësuar për sa i përket sfidave me të cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane, qoftë në lindje apo në jugun e aleancës. Dihet që Shqipëria ka një raport specifik, ka linjëzim të plotë 100% të politikës së Jashtme, ka një qartësi politike për sa i përket orientimit në politikën e Jashtme dhe jam i inkurajuar dhe nga mbështetja e partnerëve në këtë drejtim, përfshirë Poloninë që është një vend me qartësi politike të admirueshme për ne këtu në rajon dhe këtu në Shqipëri.
Natyrisht që patëm mundësi të diskutojmë dhe për pritshmëritë që vendet tona kanë nga Samiti i ardhshëm i NATO-s që do të mbahet në Bruksel dhe gjithashtu diskutuam paraprakisht dhe për Samitin e Londrës, në kuadër të procesit të Berlinit ku Polonia është ftuar të marrë pjesë dhe vitin tjetër, siç dihet, Polonia do të jetë organizatorja e Samitit të Berlinit. Besojmë që për Shqipërinë dhe për vende të tjera të rajonit, është një mundësi e artë duke qenë se është një vend që ka kaluar procesin e transformimit, e ka ende të freskët energjinë që i është dashur dhe kapacitetet që ka vënë në dispozicion të këtij procesi dhe besojmë që do të jetë një shtysë dhe ndihmuese mjaft e madhe për sa i përket vendeve të rajonit për t?u afruar më tej me Bashkimin Evropian dhe për të zbatuar ato projekte të ndërlidhjes dhe ato projekte të mobilitetit apo lëvizshmërisë, të cilat do të transformojnë rajonin tonë në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Fjala për ju zoti ministër. Faleminderit!
Fjala e ministrit Jacek Czaputowicz:
Faleminderit zoti ministër për këtë vizitë në Tiranë.
Me ministrin Ditmir Bushati u takuam për herë të parë në Këshillin e Punëve të Jashtme në Sofje ku objekt i bisedimeve ishin politikat e Këshillit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. U takuam gjithashtu edhe në Samitin e NATO-s në Bruksel. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që prej shumë vitesh Shqipëria është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s dhe është një element sigurie në këtë pjesë të rajonit. Shpresojmë që në një kohë jo të largët, do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Polonia mbështet vendosmërisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne mendojmë që shoqërisë shqiptare i duhet dhënë një sinjal i qartë që Bashkimi Evropian e mirëpret Shqipërinë në BE. Kemi të njëjtën histori me Shqipërinë. Vijmë nga i njëjti sistem në të kaluarën, do të kemi edhe interesa të përbashkëta.
Para se gjithash, mendojmë se vendet e Bashkimit Evropian janë pjesë e Evropës, kanë të drejtë të kërkojnë tani anëtarësimin në Bashkimin Evropian, natyrisht duke plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit. Me kënaqësi të madhe pashë një ekspozitë para çeljes së Konferencës së Tiranës që bënte një panoramë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera, 80 vjetorin e të cilave e kremtuam vitin e kaluar. Këto dokumente u përkasin periudhave nga më të hershme dhe këto marrëdhënie kanë qenë që në krye të herës të mira. Po zhvillohen edhe marrëdhëniet kulturore midis dy vendeve tona. Me kënaqësi konstatojmë qe gjuha polake ka rinisur të mësohet në Universitetet e Tiranës, ndërkohë që gjuha shqipe mësohet në dy Universitete në Poloni. Vlerësojmë përpjekjet reformatore të autoriteteve shqiptare të cilat morën një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian dhe shpresojmë që Këshilli në Sesionin e vet në qershor do të marrë vendimin përkatës.
Në fund të majit në Sofje do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në nivel kryeministrash dhe sipërmarrjet tona, hapat tona, përkrahja jonë në dobi të aspiratave evropiane për vendet e Ballkanit, nuk do të mungojnë.
Ne do bëjmë gjithçka që politika e vendeve të hapura të Bashkimit Evropian të mbetet gjithnjë në fuqi. Gëzohem që mora pjesë sot bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati në çeljen e Konferencës së Tiranës. Shpresojmë shumë që kontaktet në këtë format do të vazhdojnë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë përvojën tonë nga periudha e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Konferenca e Tiranës, këtë emër i dhamë sot, mund të organizohet edhe në vijim në Varshavë, që të bëjmë të mundur shkëmbimin dypalësh të informacionit të të gjitha sferave. Kemi shkëmbime vizitash në nivele të larta të kryeministrave, të ministrave. Zoti ministër me kërkoi që pala polake të marrë pjesë në Samitin e Londrës, në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Londrës do t?i kushtohet sigurisë në kontinentin Evropian dhe ne tani me këtë vërejte do punojmë që të marrim pjesë, sepse Polonia në vitin 2019 do të jetë organizatore e Samitit të Procesit të Berlinit.
Ne bashkërisht do të punojmë për të përcaktuar temat kryesore, objektin e Samitit që do të mbahet në vitin 2019 në Poloni, i cili sikundër të gjithë e dimë, përmban projekte në infrastrukturë për të lidhur vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Janë të rëndësishme edhe takimet midis sipërmarrësve. Në fund të këtij muaji, në Tiranë do të mbahet Forumi III i Biznesit polako ? shqiptar. Në forumin e mëparshëm morën pjesë 130 firma nga të dyja vendet. Gëzohemi shumë nga niveli i zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik. Si Polonia, ashtu edhe Shqipëria bëjnë përpjekje që të rritet siguria në Evropë.
Ne i jemi mirënjohës Shqipërisë që ka dërguar një togë në Letoni në kudër të NATO-s
Ju falënderoj edhe një herë për mikpritjen zoti ministër dhe për vizitën që po kryej sot.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim m...
“Ka ardhur koha për të vepruar në Ballkanin Perëndimor”, tit...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të sqa...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste per Integri...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Pas akuzave të kreytares së LSI, Monika Kryemadhi, se kreu I...
Ministria e Arsimit ka reaguar pas denoncimit se po kërkonte...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndo...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mor...
Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brends...
Departamenti Amerikan i Shtetit, i pyetur nga Respublica për...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar n...
Spartak Braho mesa duket është drejt rikthimit në parlament....
Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar vendimin e ish-m...
Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri Saimir Tah...
Lulzim Basha ka reaguar për dorëzimin e mandatit të depute...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar sot mand...
Dorëzimi i mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, ka trond...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...