EUobserver: “Perspektiva e BE-së në Ballkanin Perëndimor e kundërshtuar nga Rusia”
Udhëheqësit e BE po përgatiten të ritheksojnë zotimet e tyre...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar sot në Irlandë një vizitë zyrtare dhe është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, Simon Coveney.
Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave ishin çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale, thellimi i bashkëpunimi ekonomik, liberalizimi i vizave dhe çështjet e Brexit. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës në procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe bëri një prezantim të masave të marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetting-ut.
Të dy palët ranë dakord për domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale dhe identifikimin e fushave të ndryshme të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Një vëmendje të veçantë në këtë takim, pati bashkëpunimi ekonomik në fushën e turizmit, agroturizmit si dhe liberalizimi i vizave.
Ministri Bushati u shpreh se thellimi i marrëdhënieve do të inkurajonte bashkëpunimin në të gjitha fushat kryesisht atë të turizmit. Ministri Coveney falënderoi homologun e tij për vizitën dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar të Irlandës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës, Ministri Bushati u takua edhe me Seánó Fearghail, Kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit irlandez si edhe me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Çështje të BE-së, Michael Healy-Rae dhe anëtarë të këtij komiteti.
Gjatë takimeve palët shprehën vlerësimin maksimal dhe mbështetjen e tyre për arritjet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu u shprehën të gatshëm për të thelluar më tej bashkëpunimin parlamentar përmes krijimit të grupeve të miqësisë dhe shkëmbimit të vizitave.
Gjatë takimeve u diskutua mbi mundësinë e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e lëvizjes së lirë dhe pa barriera mes dy vendeve.















Udhëheqësit e BE po përgatiten të ritheksojnë zotimet e tyre...
Një ditë pas publikimit të audio-përgjimit ku sipas PD, vëll...
Kryeministri Edi Rama sot në orën 11:00 do të pritet në një ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet nj...
Partia Demokratike ka njoftuar sot një tjetër dalje të jasht...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte një nga p...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbardhur takimin q...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basham gjatë seancës së s...
Kreu i grupit parlamentar të PS –së, Taulant Balla, i pyetur...
Monika Kryemadhi, duket se ka mbetur vetëm si emër kryetare ...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në seancën parlamentar...
Rreth dy orë pas nisjes së punimeve është ndërprerë seanca e...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, n...
Nënkryetari i PD –së, Edi Paloka ka reaguar pas shkarkimit t...
Bashkia Burrel ka qenë ndalesa e radhës e Ministres së Mbroj...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka q...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pri...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim m...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...