Rama kërkon krushqi në Dropull?
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë të Dr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore të 45-vjetorit të Revoltës në burgun e Spaçit, ku ishin gjithashtu të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe autoritetet vendore, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak, përfaqësues të bashkësive fetare, të organizatës ?Komisioni Drejtësi dhe Paqe?, ish-të burgosur e të përndjekur politikë, familjarë të tyre si dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh: ?Jemi sot këtu, në rrënojat e amfiteatrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës, për të prekur nga afër të vërtetën e një historie të pazakontë qëndrese heroike dhe për t?u takuar me ju dhe familjet tuaja, që keni përjetuar përndjekjet dhe dhimbjet e një diktature nga më të egrat në botë?.
Fjalimi i plotë i Presidentit:
Spaçi, sikurse gjithë burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët e një persekucioni të pamëshirshëm, por edhe të një qëndrese që na bën krenar si popull.
Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të Revoltës së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar.
Heronjtë e Spaçit sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe të së vërtetës!
Në kujtesën e kombit ata do të jenë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen.
Sot është një ditë kujtese, por edhe reflektimi!
Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë.
Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e së kaluarës, nëse harrohen, janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyrë tjetër.
Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisa jo vetëm për tendenca të totalitarizmit, por edhe të ksenofobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit.
Në këtë aspekt trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri i të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë.
Ne jemi një komb evropian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Mos harrojmë se vetë integrimi evropian është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të diktaturave të kaluara fashiste e komuniste.
Ky projekt vazhdon.
Në këtë këndvështrim vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi, për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresës së të përndjekurve politikë.
Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet në ngjarje të veçanta si kjo e sotmja, por edhe të shkruhet e të plotësohet e gjithë historia e saj.
Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshëm të diktaturës, vuajtjeve dhe përpjekjeve të tyre është një detyrim i të gjithë shoqërisë ashtu sikurse është edhe obligim gjetja dhe nderimi i të gjithë eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve gjatë kësaj periudhe.
Uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social janë atribute të shoqërive të hapura, që nuk harrojnë tragjeditë e së shkuarës, që respektojnë njëri-tjetrin dhe kontribuojnë së bashku kundër çdo forme despotike të qeverisjes.
E vlerësoj lart misionin tuaj për ndriçimin e së vërtetës së përndjekjes dhe të terrorit të diktaturës komuniste për lartësimin e figurave të rezistencës demokratike dhe do të mbështes çdo nismë për ndërtimin e përmendoreve përkujtimore dhe në veçanti, të Muzeut të Burgut të Spaçit.
Në përfundim dua të theksoj se revoltat demokratike në të gjithë botën në përgjithësi kanë përdorur simbolika të veçanta nga kultura dhe identiteti shpirtëror e artistik i popullit të vet!
Para 45 vjetëve heronjtë e Spaçit zgjodhën simbol të aspiratës së tyre flamurin kuq e zi të Skënderbeut!
Këtu në Spaç ra për herë të parë ylli komunist, i cili do të binte një herë e përgjithmonë nga flamuri ynë kombëtar në dhjetor të vitit 1990.
Sot ky flamur padyshim që është një plotësim i ëndrrës së heronjve Spaçit për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe evropiane!
Lavdi martirëve të Revoltës së Spaçit!
Nder përjetë gjithë luftëtarëve, disidentëve dhe ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria Evropiane!?/CNA.al
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë të Dr...
Kryeministri Rama po zhvillon një dëgjesë me përfaqësuesit e...
Fushë-Kruja është një ndër zonat e njohura për nivelin e lar...
Kryeministri Rama po zhvillon një takim në Dropull, ku banor...
Partia Demokratike vijon të denoncojë skandalin, e grumbulli...
Vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shalari i ka shpëtuar d...
Gjykata e Beratit ka rrëzuar padinë e Lëvizjes Socialiste pë...
Fillimi i kësaj jave ka shënuar përplasje të forta mes deput...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një ...
Bashkia e Librazhdit ka nderuar sot ambasadorin amerikan në ...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përfshirë nga debate d...
Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Enkelejd...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë është përfshirë nga debate...
Partia Demokratike ka një tjetër as nën mëngë për skandalin ...
Kryetari i Komisionit Ekonomik Erion Braçe ka lëshuar akuza...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon me aku...
Kryesia e Kuvendit është shndërruar në arenë sherri dhe përp...
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka qënë e pranis...
Një i ri ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës në Londër, ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të çë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...