Tensionet në Kuvend/ Balla zbulon çfarë nuk u pa në media
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës ...
Kryetari i PD ?së Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka thënë se që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me prokurorinë e kapur prej tyre, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.
Sipas Bashës, qëllimi i largimit të Agron Xhafajt është për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafajt dhe Prokuroria e Ramës nuk e arrestojnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë penalisht për trafikun aktual të drogës.
?Në vend të këtyre detyrimeve ligjore, në çdo shtet sadopak normal, Policia Xhafaj dhe prokuroria Rama -Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit?, ka thënë Basha para gazetarëve.
Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me prokurorinë e kapur prej tyre,
në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.
Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky:
Moho përgjimin
Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij
Shkatërro provat
Akuzo dhe kërcëno opozitën!
Ky skenar ka dy qëllime:
Mbrojten e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
Shpëtimin e Fatmir Xhafajt nga pasojat ligjore dhe politike të mbrojtjes së krimit të vëllait të tij, duke mos e larguar nga posti i Ministrit Të Brendshëm.
Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj as nuk është arrestuar nga prokuroria dhe as nuk është ndaluar nga policia kufitare ndonëse.
Asnjë procedim nuk ka nisur ndaj tij mbi bazën e fakteve të zbulura se ai vazhdon trafikun e drogës në Vlorë.
Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore në avionin e linjës për në Itali. Qëllimi i përcjelljes së Agron Xhafajt në Itali nuk është vuajtja e dënimit atje për veprën e kryer në vitin 2002.
Qëllimi i largimit të Agron Xhafajt është për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafajt dhe Prokuroria e Ramës nuk e arrestojnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë penalisht për trafikun aktual të drogës.
Në vend të këtyre detyrimeve ligjore, në çdo shtet sadopak normal, Policia Xhafaj dhe prokuroria Rama -Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit.
Presion dhe terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit po ushtrojnë edhe figura të krimit të organizuar, trafikantë droge, ushtarë dhe bashkëpunëtore të Agron Xhafajt.
Qëllimi i presionit shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij është vetëm një: kompromentimi me çdo kusht i dëshmitarit dhe i dëshmive të tij tronditëse për Agron Xhafajn.
Presioni shtetëror dhe mafioz është prova më e qartë e rënies së shtetit ligjor dhe e kapjes së shtetit nga Mafia dhe organizatat kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me dyshen Rama-Xhafaj.
Ky është i vetmi vend në botë ku policia dhe prokuroria, në vend që të arrestojnë kriminelin e kapur në flagrancë, marrin të gjitha masat për ta larguar në fshehtësi dhe me urgjencë nga vendi.
Ky është i vetmi vend në botë ku, në vend që policia të arrestojë kriminelin e kapur në flagrancë, policia dhe prokuroria i janë vërsulur denoncuesve të krimit, i janë vërsulur dëshmitarit dhe familjes së tij, i janë vërsulur me presione dhe kërcënime Partisë Demokratike dhe opozitës.
Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari të presionit shtetëror dhe mafioz do të ishte i pamundur, në cdo rast shumë i vështirë, nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Të gjitha këto nuk mund të arriheshin nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm: shefit qeveritar të policisë dhe shefit politik të prokurorisë së kapur.
Por Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë kundër Agron Xhafajt. Ata e dinin që të hënën, se përgjimi është autentik.
Ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj, kush është dëshmitari X, por ata bënë gjithçka për ta kapur, për ta terrorizuar, joshur dhe kompromentuar dëshmitarin para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse:
Ta ndjekim!
Transmetohet e plotë dëshmia e Albert Veliut ?
Ja pse shteti i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu.
Ja pse kanë ushtruar këto 72 orë terror mbi bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm:
Për të shmangur me cdo kusht e me cdo cmim të vërtetat tronditëse si kjo që sapo dëgjuat, se i vëllai i tij Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend.
Largimi në fshehtësi dhe me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori dhe presioni policor dhe i bandave ndaj dëshmitarit Albert Veliu, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe aktiviteti i ethshëm për të prishur provat do të ishte i pamundur, nëse Fatmir Xhafaj nuk do të ishte më Ministri i Brendshëm.
Po ai është aty jo për të mbrojtur qytetarët nga krimi, por për të mbrojtur vëllain e tij dhe veten e tij nga ligji.
Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal:
Moho përgjimin
Kap, josh ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij
Shkatërro provat
Akuzo dhe kërcëno opozitën!
E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se, për çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli!
I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij!
Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që kanë bërë e po bëjnë Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë provat se jetojmë në një shtet të kapur nga mafia, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës.
Në krye të kësaj kupole qëndrojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dhe sa kohë ky është fakt, vendi është në duart e krimit të organizuar./CNA.al
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë ka shka...
Partia Demokratike ka publikuar sot dëshminë e plotë të shte...
Prej disa ditësh Partia Demokratike po publikon fakte dhe pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur me ton...
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat dhe denoncimet ...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Ervin ...
Policia ka shoqëruar sot bashkëpunëtorin X të shfaqur në aud...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi në nj...
Prokuroria ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë ku një 27-...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta s...
Opozita dy ditë më parë paralajmëroj se do të bllokojë komis...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë shumë i ashpër gjatë n...
Idetë që vetëm disa vite më parë mund të dukeshin naive apo ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qënë e ashpër në fjalën...
Janë publikuar analizat e ADN-së, për shtetasin Xhavit Dedej...
Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj...
Një vit më parë, me 17 maj 2017 u arrit marrëveshja mes kreu...
Prej gati dhjetë ditësh Partia Demokratike e ka bërë objekti...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Monika Kryema...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...