Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Nga Armand Shkullaku
Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i pari ministër që Edi Rama e mori nga shtrati historik i PS. Një përjashtim, që e vendoste menjëherë ministrin e Brendshëm, në kontrast të plotë me prodhimet në seri të Rilindjes. Fatmir Xhafa nuk hynte në kabinet nga kompeticioni se kush imiton dhe i shërben më mirë shefit, por si investim politik shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe qeveritë e mëparshme të saj. Ai shkoi ministër i Brendshëm me autoritetin dhe personalitetin e tij publik dhe jo si figurë e klonuar në atelienë e kryministrit. Ai ishte Partia Socialiste në qeverinë e Rilindjes.
Ose më saktë, fundi i Partisë Socialiste nën qeverisjen e Rilindjes. Fati i tij politik, në mënyrë simbolike, konkretizon qartësisht zhbërjen e adn-së socialiste nga kryqëzimi me racën rilindase. Prej kohësh kjo parti e kishte humbur identitetin e saj, që kur frenat e drejtimit i mori Edi Rama. Nga parti që përfaqësonte shtresat e varfëra ajo u transformua në një grupim biznesmenësh, njerëzish të bashkuar nga interesi dhe jo nga ndonjë ideologji apo besim i përbashkët. Nga parti e hapur, u kthye në parti të kryetarit dhe, pak nga pak, falë fuqisë së pushtetit, u bë streha e trafikantëve, të fortëve, injorantëve, abuzuesve dhe servilëve. Me Rilindjen u mbyll konkurrenca politike si meritë dhe u instalua shërbimi si masë për shpërblim. Mjafton të shohësh dy kabinetet Rama, grupet parlamentare dhe kryetarët e bashkive. Kryqëzimi PS- Rilindje, prodhoi një specie të re, pa asnjë përvojë dhe përgjegjësi politike, shpesh të njohur vetëm për rekorde kriminale, të etur për parà dhe pushtet, pa identitet dhe të aftë për të mos u ndalur edhe përpara ligjit.
Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm, si përfaqësues i këtij grupimi, i kësaj partie të re të Edi Ramës. Ai mund të ishte socialist si memorie historike e këtij emërtimi, por jo si realitet i epokës rilindase. I futur në zemër të sistemit, në ingranazhin më të rëndësishëm të tij, Xhafa nuk mund të ishte ministri ndryshe. Ena e madhe e investimit të tij politik, mori etiketën e Rilindjes. Nëse në Kuvend apo në parti ishte ende kujtesa socialiste, me futjen në qeveri u pagëzua rilindas.
Ky kontekst shpjegon sot se përse ministri i Brendshëm, gjendet në syrin e ciklonit. Ai nuk shihet si një njeri që thjesht mund të ketë gabuar apo ka toleruar vëllanë e tij, por si një sivëlla i mëkatarëve, të cilët nuk dinë të qeverisin pa u bërë pis. Ai ka mallkimin e Rilindjes mbi vete. Ai është pasues i një ministri që sot ishte në sallën e gjyqit, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Ai drejton një polici, që uniformën blu e këmbeu me të gjelbrën e kanabisit. Ai është pjesë e një strukture politike, ku deputetë, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë janë verifikuar me rekorde kriminale e lidhje të forta me krimin. Ai është ministër i një qeverie, për të cilën, korrupsioni është bërë shenjë dalluese edhe në Europë.
Tani, ministri i Brendshëm i një qeverie të tillë, ka një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, i cili jeton si qytetar i lirë në vendin ku ai është ministër. Ky akuzohet nga opozita, sipas një përgjimi, se vazhdon veprimtarinë e tij kriminale i pashqetësuar nga policia në Vlorë. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, për një ministër normal, të një qeverie normale, në një vend normal do të mjaftonte vetëm pyetja e thjeshtë: Zoti ministër, si do të veproni me vëllanë tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja.
Kjo do ishte përgjigjia ?socialiste?, domethënë ajo e përgjegjësisë politike, e moralit publik, e respektit për veten dhe për investimin ndër vite. Përgjegjësia e politikanit që merr vendime të forta në ditë të vështira, e atij që e ka ndërtuar karrierën e tij me meritë dhe që vlerëson ata që e kanë zgjedhur. Që mban standartin e lartë dhe jo karriken e përkohshme. Ndërsa përgjigja rilindase është ajo shmangies së përgjegjësisë, e manovrave meskine të tipit: balta e opozitës, nuk dija gjë, janë kushërinj të dhjetë, s?kam kërkesë nga Italia, nuk e di pse vëllai ka dy emra, nuk kam shkelur ligjin, etj.
Fatmir Xhafa ende nuk ka folur. A do të flasë si rilindasi i radhës apo si fundmi socialist i Rilindjes, kjo është dilema e tij personale por edhe përgjegjësia publike. Njëkohësisht dhe mallkimi i sektit ku pranoi të bëhet pjesë. /Lapsi.al
Edhe pse në bankën e të akuzuarit, Saimir Tahiri e ka ngritu...
Në fjalën e tij ai falënderoi ambasadorin e Zvicrës për proj...
Lëvizja Socialiste për Intergrim, ka vijuar sulmet ndaj qeve...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për te...
Report Tv zbardh skenarin e opozitës që synon largimin e Min...
Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme të gjithë apl...
Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar procesin e rivle...
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i ftuar në emisionin “45 Mi...
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Dibër, ku një...
Deputeti socialist, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “45 Mi...
Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në studion e lajmeve në New...
Shqipëria dhe Serbia, ofertë të përbashkët turistike për ven...
Avokati Spartak Ngjela, teksa vijon komentet e tij për aktua...
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputeti i PD, Ervi...
Pas video-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, dit...
Prokurori i çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmataj ka bërë një...
Universiteti Europian i Tiranës ndodhet në ditët e tij më të...
“Sulmet e opozites po çojnë mafien qeveritare të Shqipërisë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...