web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Shkatërrohet banda e "skifterave" shqiptarë

14 Maj 2018, 18:43, Aktualitet CNA

Në shkatërrim të një bande shqiptarësh që grabisnin banesa në Ankona, ka konkluduar operacioni i pak orëve më parë “Alpinistët”, ndërmarrë nga policia italiane.

Sipas raportimit të medieve vendase mësohet se drejtuesi i bandës ishte 25-vjeçari Jetmir Çili, i cili u arrestua bashkë me Dorjan dhe Kenado Pjetrin, përkatësisht 26 dhe 22 vjeç.

Bëhet e ditur se, shqiptarët kanë fituar rreth 70 mijë euro nga aktiviteti i tyre, ndërsa u arrestuan duke u larguar nga banesa e një 47-vjeçari.

Policia bën me dije se shqiptarët ishin arretuar edhe më 10 shkurt nga policia në Osimo, për një vjedhje në Loreato. /CNA.al





Lajmet e fundit nga