Serbia në qershor me propozime për Kosovën
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në muajin qershor do të ...
Deri në vitin 2022, Kosova do ketë të përfunduar rrjetin modern hekurudhor që lidh atë me shtet e rajonit dhe më gjerë.
Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, në muajin korrik pritet të fillojë rehabilitimi i rrjetit hekurudhor, Fushë Kosovë ? Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë, kurse më pas do fillojë rehabilitimi i hekurudhave Fushë Kosovë ? Leshak, në kufirin me Serbinë.
Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, se për këtë projekt mjetet financiare janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) kurse një shumë më e vogël do të ndahet nga Qeveria e Kosovës.
?Rrjeti hekurudhor do të jetë i rindërtuar për shkak se qysh tash kemi marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe institucionet tjera relevante që do të investojmë mbi 209 milion euro në rindërtimin e rrjetit hekurudhor? ka thënë Abrashi.
Zyrtarë të Qeverisë se Kosovës, më herët kanë shprehur interesimin për ndërtimin e linjave hekurudhore Kosovë ? Shqipëri.
Për projektet rajonale ishte diskutuar edhe në Samitin e Ballkanit Perëndimit që është mbajtur vitin e kaluar në Itali, në kuadër të së cilit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit për vendet e këtij rajoni.
Kurse, marrëveshja për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore ?10?, ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it është nënshkruar në fillim të këtij viti.
Projekti hekurudhor ?10? i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor. Një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit që është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.
Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve janë të vjetruara. Për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, shpejtësia e trenave mund të zhvillohet vetëm në 50 kilometra në orë.
Për shkak të kësaj gjendje, ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se integrimi rajonal përmes korridoreve hekurudhore është shumë i rëndësishëm për shkak se do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Sadullah Avdiu, profesori i lëndës ?Projektimi i Hekurudhave?, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ka thënë integrimi rrjetit hekurudhor është i domosdoshëm, pasi rrjeti hekurudhor i Kosovës nuk duhet të jetë i izoluar nga vendet e Evropës dhe më gjerë.
Madje sipas tij, transporti hekurudhor qoftë i udhëtarëve apo mallrave është dukshëm më i lirë dhe më i sigurt se transporti rrugor dhe për këtë nevojitet modernizimi i infrastrukturës dhe mjeteve transportuese.
Ky projekt është i kushtueshëm, por që është domosdoshmëri. Për veç modernizimit të infrastrukturës nevojiten lokomotiva të reja dhe vagon të rinj? ka thënë Avdiu për Radion Evropa e Lirë .
Për sigurimin e lokomotivave dhe vagonëve të udhëtarëve qeveria e Kosovës, do angazhojë operatorë privatë, thotë Gazmend Abrashi
?Ekziston mundësia që një operatorë tjetër të jetë pronarë i trenave, vagonëve dhe lokomotivës dhe ai do të paguan një përqindje të caktuar pronarit të infrastrukturës në këtë rast ?Infraskosit?thotë Abrashi
Më këtë rast ti lejojmë mundësi që edhe operatorët privat të participojnë në këtë projekt? shprehet Abrashi
Në Kosovë operojnë dy kompani që merren më operimin dhe menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore. ?Trainkos? është përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, kurse kompania trjetër ?Infrakos?merret me infrastrukturën hekurudhore.
Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë ? Pejë, Hani i Elezit ? Fushë Kosovë dhe anasjelltas.
Ndërsa, për transport ndërkombëtar, hekurudhat e Kosovës kanë një tren të rregullt, që quhet treni i shpejtë, i cili qarkullon një herë në ditë në relacionin Prishtinë ? Shkup ? Prishtinë.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në muajin qershor do të ...
Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet në seancë të...
Italia mesa duket është drejt zgjidhjes së krizës politike. ...
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plag...
Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 53 të tjerë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk druan...
“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam par...
Për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur do të diskutoh...
Kryetari i Këshillit të Bundestagut për BE-në, Ginther Krich...
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për su...
Anëtarët e Ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të...
Ambasadori i Norvegjisë në Beograd Arne Sanes Bjornstad ka k...
Bashkimi Europian po përpiqet me finesë diplomatike të pengo...
Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, “sepse ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar sot ...
Sipas një hulumtimi, të kryer nga agjencia Faktor Plus, zgji...
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka marrë ...
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, gjatë një interviste ...
Ende pa u themeluar partia e re, Albin Kurti i ka zëvendësua...
Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...