web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serbia në qershor me propozime për Kosovën

14 Maj 2018, 15:00, Kosova & Bota CNA

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në muajin qershor do të bëjë publik propozimin për atë që mediet serbe dhe zyrtarë nga Beogradi e quajnë ?zgjidhje e çështjes së Kosovës?, transmeton Koha.net.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazeta ?danas?, duke u thirrur, siç thotë, në burime të përfaqësuesve të qarqeve diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, propozimi i Beogradit është shtyrë për shkak të agjendës së ngarkuar të kryetarit serb, shkruan koha.net.

?Vuçiq ka program shumë të ngjeshur këtë muaj. Këtë javë ai shkon në Gjermani, pastaj merr pjesë në samitin e vendeve BE – Ballkani Perëndimor në Sofje, në fund të muajit shkon për vizitë në Azerbajxhan dhe në Francë?, citohen këto burime.

Vuçiqi përsërit vazhdimisht ?zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi që do ta kënaqte edhe Serbinë?.





Lajmet e fundit nga