Video-denoncim/ E padëgjuar, policët e Veliajt dhunojnë punëtorët
Një tjetër denoncim është publikuar pasditen e sotme nga ish...
Fahri Balliu, i njohur si një nga mbështetësit dhe krahu i djathtë i Lulzim Bashës, është kapur “mat” pak ditë më parë në një drekë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, një nga ato kryebashkiakë të cilët Basha i quan të inkriminuar dhe njerëz që duhet të largohen nga skena politike shqiptare.
Nuk do të kishte asnjë lajm politik dhe ndoshta asgjë problematike në rast se do të ishte një drekë e zakonshme mes miqsh, apo një gazetari e një kryebashkiaku, por në fakt është dreka e kryebashkiakut të Durrësit me njeriun i cili sapo ka emëruar në krye të PD Dega Durrës, Ferdinand Xhaferrin. Fahri Balliu njihet si një nga miqtë e ngushtë të Xhaferrit dhe së fundi ka kontribuar së bashku me Genc Pollon, për ta vendosur atë si kryetar të komanduar të Degës së qytetit bregdetar.
CNA.al ka mësuar se “dreka miqësore” mes Fahriut dhe Vangjush Dakos, ka pasur ndoshta vetëm dy qëllime, ose ndonjë leje ndërtimi dhe pazar të Fahriut me Gjushin, për të mbushur xhepat e botuesit të një medie periferike, ose pazar për të shitur në tavolinë Bashkinë e Durrësit për herë të 3 radhazi. Në dy raste, Bashkia e Durrësit u është shitur apo falur socialistëve dhe ky është pazari i tretë. Vangjush dako e ka më të lehtë të bëjë pazar tashmë me Lulzim Bashën, ashtu si bëri një vit më parë Edi Rama, sesa të shkojë në fushatë, të blejë vota e të bëjë një fushatë të fortë elektorale.
Gjithçka do ta kishte më të thjeshtë, duke marrë në tavolinë Bashkinë e Durrësit pas pazareve me Fahri Balliun.
Pazari i Fahri Balliut me Vangjush Dakon fillon me kandidatin që do të vendosë Partia Demokratike në Durrës. Pra Lulzim Basha nëpërmjet Fahriut do të shpallë një kandidaturë të dobët, me shumë gjasa të miratuar edhe nga Ferdinand Xhaferri. I përfolur deri tani është biznesmeni Ardian Muka. Ky i fundit pritet të kandidojë në Durrës dhe është një nga emrat më të fortë në listën e Bashës si kandidatë për kryetar Bashkie dhe është një emër i një biznesmeni të njohur në këtë qytet.
Por duke përdorur Mukën, Fahri Balliu vret dy zogj. Së pari i merr ndonjë lek biznesmenit për ta vënë si kandidat duke i premtuar se i siguron vendin tek Lulzim Basha. Nga ana tjetër takohet me Vangjush Dakon pra në këtë drekë, që është një pazar i vërtetë politik, e cila më shumë është tryeza ku do të pritet koka e kandidatit të PD. Pra Fahri Balliu nga njëra anë vendos kandidatin, nga ana tjetër shkon e ia shet atë Vangjush Dakos. Ky i fundit e ka edhe më të lehtë fitoren, pasi ai e di shumë mirë gjithë skenarin, çdo skemë e çdo lëvizje që do të ketë kundërshtari i tij politik. Pra Partia Demokratike në këtë rast, mesa duket me anë të Fahri Balliut dhe drekës së tij me Vangjush Dakon, po shet në tavolinë Bashkinë e Durrësit për herën e tretë radhazi. /CNA.al
Ekskluzive/ Kapet mat Fahri Balliu me Vangjush Dakon
Një tjetër denoncim është publikuar pasditen e sotme nga ish...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rend...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, në një in...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pri...
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ës...
Një skelet njeriu është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezh...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ironiz...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot në aksin Ura Vaj...
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për vëllanë e mini...
Partia Demokratike vijon denoncimet dhe akuzat në drejtim të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe ish-min...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj së bashku m...
Autoritetet e shkodrane kanë arritur të vënë në pranga një s...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi një grup studentësh...
Pas operacionit të gjerë të Krimeve të Rënda të koduar “Preç...
Ndërsa ka folur për hapat e bërë nga Shqipëria për çeljen e ...
Në vijim të turit për diskutimin në vende të ndryshme për çe...
Ish-gazetari i “Zërit të Popullit” njëherësh botuesi i gazet...
Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar me votimin për tre kën...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...