Denoncimi/ Lulzim Basha i dha Sorosit miratimin për Reformën Zgjedhore
Avokati Altin Goxhaj, me anë të një postimi në rrjetet socia...
Sot Partia Demokratike, me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj, denoncoi publikisht dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili rezulton i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
?Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të krimeve të të vëllait sepse faktet janë në Ministri.
Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali dhe nuk ka vuajtur dënimin as dhe një ditë, por ka jetuar i lirë në Shqipëri.
Ai është mbështetur nga vëllai i tij i cili ka qenë i emëruar në poste të rëndësishme dhe sot është ministër i Brendshëm?, – tha ndër të tjera Alibeaj, ndërsa publikoi dosjen në fjalë.
Pas kësaj, reagoi ministri Fatmir Xhafaj, i cili tha:
?Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të?, – tha Xhafaj, ndërsa shtoi:
?Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qenë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij?.
Por duket qesharak qëndrimi i ministrit Xhafaj. Njeriu më i rëndësishëm i qeverisë, i cili flet për vetting në radhët e Policisë së Shtetit, dhe që do të bëjë kontrollin e moralit dhe integritetit të tyre, sot u nxor publikisht pa moral dhe pa integritet nga Partia Demokratike.
Kjo për disa arsye, që vijnë nga qëndrimi i tij, pas denoncimit të bërë nga opozita.
Ish-ministri i drejtësisë Ilir Rusmali, dha dorëheqjen pasi vëllai i tij, kishte kërkuar ndihmë për një tender në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, një standard i lartë për atë kohë i vendosur nga Rusmali.
Sot ky standard u shkatërrua nga Fatmir Xhafaj. A i kujtohet ministrit tonë të Brendshëm se çfarë thoshte në opozitë ai dhe PS, për rastin e Rusmalit, sa e dëmtonte kjo dhe si denonconte korrupsionin në qeverinë Berisha. Ngjarjet janë të njëjta, veçse në situate më të rëndë duket ministri ynë i Brendshëm, i cili ka një vëlla të dënuar për trafik droge, ndërsa zoti Rusmali e ka vëllain qytetar të lire dhe të pa dënuar kurrë.
Vëllai i Rusmalit, u dënua pa gjyq nga media, Fatmir Xhafaj dhe opozita e atëhershme, ndërsa vëllai I Fatmir Xhafajt është dënuar nga një gjykatë italiane për trafik ndërkombëtar droge.
Ministri Xhafaj, pas publikimit të skandalit, duhet të jepte dorëheqje, pasi vëllai i një trafikanti droge nuk mund të bëjë reformë në uniformat blu, duke kërkuar vetting për ta. Standardi i vendosur nga Rusmali në politikën shqiptare, duhet ta kishte çuar Xhafajn pas 5 minutash në dorëheqje. Ai nuk e bëri këte, dhe kjo tregoi edhe rënien e integritet përfundimtar të ministrit të Brendshëm, ndoshta i vetmi në Evropë, që ka lidhje të forta familjare, gjaku dhe të drejtpërdrejta me një trafikant ndërkombëtar droge.
Fatmir Xhafaj është Ministër i Brendshëm, i cili ka rekomanduar dhe vendosur minstre Drejtësie Etilda Gjonajn, e cila është përgjegjëse për ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.
Arta Marku nga ana tjetër akuzohet nga PD, se është po ashtu prokurore e emëruar nga Edi Rama me propozim të Fatmir Xhafajt, dhe që të arrestohet dhe ekstradohet vëllai i Fatmirit, duhet të koordinojë ministria e Drejtësisë me Ministrinë e Brendshme dhe me Prokurorinë e Përgjithshme.
Vetëm për këto fakte të thëna më lart, Fatmir Xhafaj duhet të jepte dorëheqjen, ose të organizonte arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të tij. Ai nuk bëri as njërën as tjetrën. Xhafaj, pa asnjë dyshim tashmë, është ministri pa moral dhe pa integritet politik i lidhur pas karriges, dhe në vend që të reagojë si një politikan europian, sillet si një komunist ?i palëkundur? si dikur në krah të Enver Hoxhës. /CNA.al
Skandali/ Vëllai i ministrit i dënuar për trafik droge, jeton i lirë
Vëllai i dënuar për trafik droge/ Ja si e justifikon ministri Xhafaj
Avokati Altin Goxhaj, me anë të një postimi në rrjetet socia...
Partia Demokratike denoncoi dhe publikoi sot dosjen e vëllai...
Oficeri i policisë gjyqësore Afrim Çela, harton një procesve...
Pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurit të Krimeve të Rënd...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferenc...
Sot në mesditë Donika Prela, me firmën e Kryeprokurores së P...
Pas shkarkimit nga detyra e tij si Kryeprokuror i Krimeve të...
CNA.al (CityNews Albania) denoncoi rreth 3 muaj më parë pasu...
Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj ësht...
Disa nga rrugët e veriut të Mitrovicës kanë qenë të mbushur...
Pas deklaratës për mediat të ministrit të Brendshëm Fatmir X...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një...
Sot në mesditë kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim...
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ës...
Ajo që pritej ndodhi!Besim Hajdarmataj, nuk do të jetë më kr...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferenc...
Partia Demokratike, ka bërë publike ditën e sotme dokumentet...
Kryetari i PArtisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një...
Lideri i Iranit, Ali Hamaney në deklaratën e tij të parë pas...
Shkarkimi nga detyra e kryeprokurorit të Krimeve të Rënda e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...