web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhafaj justifikon vëllain dhe veten/ Reagon deputeti demokrat

9 Maj 2018, 18:23, Aktualitet CNA

Pas deklaratës për mediat të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka hequr nga vetja përgjegjësinë ndaj akuzave të të vëllait Agron Xhafaj për trafik të lëndëve narkotike, ka reaguar deputeti i Partisë Demokartike, Enlekejd Alibeaj.

I ftuar në studion e lajmeve në  ABC News, Alibeaj i ka kërkuar ministrit Xhafaj arrestimin e të vëllait dhe bandës së tij.

?Është detyrim ligjor që për këdo keqbërës, ministri duhet  të marrë masa.

Ku është banda e tët vëllai? Të nisë grupin e gatshëm, autoblindën ta marrë në telefon të vëllain dhe ti thotë rri aty se do të të kapim. Këtë duhet të bëjë?,- u shpreh Alibeaj.

Kujtojmë këtu se në komunikimin me mediat ministri Xhafaj,  ka thënë se veprimet e vëllait të tij ishin në një moment dhe kohë të gabuar, duke hequr në këtë mënyrë përgjegjësitë nga vetja. /CNA.al





Lajmet e fundit nga