web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liberalizimi i vizave/ Ministrja e Integrimit hedh poshtë Kryeministrin

9 Maj 2018, 16:07, Aktualitet CNA

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryeministri i Kosovësm Ramush Haradinaj ka përmendur vjeshtën si kufirin kur qytetarët e Kosovës do të gëzojnë liberalizimin e vizave, ministrja e tij e Integrimit, Dhurata Hoxha e ka hedhur poshtë këtë afat.

E ndodhur sot në ceremoninë e shënimit të Ditës së Europës ministrja Hoxha ka thënë se shpreson që ditët e ardhshme të Evropës, Kosova të jetë sa me afër BE-së.

Ajo tha se Kosova është e gatshme për kryerjen e punëve të cilat i janë caktuar dhe se 9 maji i vitit të ardhshëm do te jetë datë ku kosovarët do ta kenë lëvizjen e lirë, dhe liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, që shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha që Kosova e ka kryer punën më të madhe për liberalizimin e vizave, mirëpo kanë mbetur ende sfida për tu tejkaluar.

Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për një afat kohor për heqjen e vizave.

Ministrja Hoxha dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova këto komente i kanë bërë sot gjatë aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 9 majit, ?Ditës së Evropës?.





Lajmet e fundit nga