web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artisti shqiptar flet pa doreza: Ja si hoqa dorë nga mendimi për të vrarë veten e si dola nga depresioni

5 Maj 2018, 10:39, Lifestyle CNA

Mund ta keni parë kohëve të fundit në ?Portokalli?, është pikërisht Alex Seitaj që përpos rolit të tij si aktor humori e kemi njohur edhe si këngëtar në ?Kënga Magjike? apo si tekstshkrues. Alex është me të vërtetë një artist i cili ka qejf që me punën e tij të flasë ndryshe do jo të shkojë drejt komerciales siç zakonisht ndodh rëndom në kohën që jetojmë.

Por jeta nuk ka qenë shumë e lehtë për Alex, duke qenë se si shumë të rinj të tjerë ai ka qenë pre e bulizmit, çka e ka detyruar të kalojë një pjesë mjaft të errët të jetës në një moshë fare të vogël. Alex e ka pranuar me plotë gojë se ka menduar edhe të vrasë veten sepse depresioni që ka përjtuar nuk e ka lejuar të mendojë kthejellët. Megjithatë kjo është diçka e kaluar tashmë dhe në ?Panorama Plus?, Alex ka treguar gjithë historinë.

?Je shprehur në një intervistë se në shkollë ke vuajtur nga bulizmi. Çfarë pasojash mendon se ka lënë te ty ajo kohë dhe si ke fituar mbi të tjerët?

Gjëja që falënderoj veten më shumë është që, edhe pse ka qenë shumë e vështirë, asnjëherë nuk kam hequr dorë. Edhe pse mund t?i kisha të gjithë kundër, jam përpjekur të bëj çdo gjë që kam pasur në mendje. Gjykimi dhe sulmi i të tjerëve mund të të pengojë të veprosh, e megjithatë çdokush e di atë që ka në zemër dhe të tjerët nuk vlejnë asgjë përpara asaj ndjesie. Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të të tallin apo të reagojnë keq. Dhe në fund, sigurisht, që do të triumfosh. Kam folur për këtë gjë, edhe për t?u dhënë zemër atyre të rinjve që janë tani në situatën që isha unë kohë më parë.

Dimë që ti ke fituar një betejë me veten, pra, duke hequr dorë nga mendimi për të vrarë veten. Mund të na zbulosh këtë anë të panjohur të jetës si artist?

Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi. Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë. Në fund të fundit, historia ime nuk ësh-të një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.?





Lajmet e fundit nga