web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi pa kuorum/ Ristani i kundërpërgjigjet Jozefina Topallit

30 Prill 2018, 17:29, Aktualitet CNA

Pas reagimit të ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli ditën e djeshme pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, ku ndër të tjera ka thënë se ?statuti i ri u miratua pa kuorum?, ka reaguar Sekretari i Përgjithshmë i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në Report TV, Ristani ka thënë se për miratimin e statutit të ri të PD-së kanë qenë 3700 veta, numri i nevojshëm ky, pasi jo të gjithë ishin të ulur, kishte dhe persona që kanë qenë në këmbë dhe nëpër dyer.

?Unë do doja të merreshim me thelbin e gjësë. Për miratimin e statutit të ri, ka qenë numeri i nevojshëm i pjestarëve pasi shumë persona kanë qenë në këmbë dhe nëpër dyer. Ne folëm me sekretarët në degë dhe na raportuan për numrin e delegatëve. Ajo sallë nuk mban 3700, mban diku tek 2000 e pak veta, por njerëzit ishin nëpër dyer ishin jashtë. Por nuk është ky problemi nuk është ky thelbi?,- u shpreh Ristani. /CAN.al





Lajmet e fundit nga