Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Në datat 20-22 prill 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington.
Në këto mbledhje marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, si dhe drejtues të lartë të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Shqipëria mori pjesë në këto takime me një delegacion të përbashkët të përbërë nga Banka e Shqipërisë – me përfaqësues Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatoren e Parë, Zj. Elisabeta Gjoni, si dhe drejtues të tjerë të lartë të saj – dhe nga Ministria e Financave – me përfaqësues Zëvendësministrin e Financave, z. Erjon Luçi, dhe drejtues të tjerë të kësaj ministrie.
Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së vihet në dukje se: ??rritja globale është forcuar më tej dhe mbështetet gjithmonë e më shumë në një bazë të gjerë, e nxitur nga rikuperimi i fortë i investimeve dhe tregtisë. Rreziqet janë gjerësisht të balancuara në afatin e shkurtër, por mbeten të anuara për poshtë, përtej disa tremujorëve të ardhshëm. Rritja e dobësive financiare, rritja e tensioneve në aspektet tregtare dhe gjeopolitike, dhe borxhi historikisht i lartë në nivel global, kërcënojnë parashikimet për rritjen globale. Faktorët demografikë dhe rritja e ulët e produktivitetit mund të reduktojnë potencialin për rritje më të lartë dhe më përfshirëse në të ardhmen.?.
Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko, zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë: përfaqësues të FMN-së – z. Tao Zhang, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, z. Alessandro Leipold, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë, z. Poul Thomsen, Drejtor i Departamentit Evropian, zj. Anita Tuladhar, Shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, z. Dong He, Zëvendësdrejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale; si dhe përfaqësues nga grupi i BB-së – z. Cyril Muller, Zëvendëspresident për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, zj. Linda van Gelder, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor, z. Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë; z. Marcelo Guigale, Këshilltar pranë BB-së, zj. Arunma Oteh, Zëvendëspresidente për Thesarin etj.
Përveç takimeve me përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve, Guvernatori Sejko gjithashtu zhvilloi edhe takime të tjera të rëndësishme, ndër të cilat mund të veçojmë takimin me: zj. Elke König, Kryetare e Bordit të Vetëm të Zgjidhjes (Single Resolution Board -SRB); me Presidentin e Bankës Kombëtare të Gjermanisë, Dr. Jens Weidmann; dhe me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, z. Murat Çetinkaya. Gjatë takimeve me homologët e bankave qendrore, u vlerësuan marrëdhëniet ndërinstitucionale të deritanishme, si dhe u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke u ndalur në perspektivën e rritjes ekonomike dhe në zhvillimet e sektorit bankar.
Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi. Ai shtoi se zbatimi politikës monetare stimuluese ka mbështetur rritjen e ekonomisë, të punësimit e pagave, si dhe të inflacionit. Më konkretisht, në lidhje me zhvillimet në ecurinë e çmimeve të konsumit, z. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e fokusuar në përmbushjen e objektivit të saj kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Inflacioni po kthehet gradualisht në nivelin e synuar, duke ardhur në rritje, dhe parashikohet të kthehet në objektiv brenda vitit 2019.
Më tej, Guvernatori Sejko, shtoi se Banka e Shqipërisë, nëpërmjet ushtrimit të rolit të saj si autoritet monetar, ka kontribuuar në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit financiar e makroekonomik të vendit. Në kuadër të hapave që duhen ndërmarrë për të përshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë është e angazhuar për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur, nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar. Gjatë diskutimeve, Guvernatori nënvizoi se për forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme mbetet jetik bashkërendimi në vazhdimësi i politikës monetare me atë fiskale.
Lidhur me sistemin bankar në vend, z. Sejko u shpreh se sistemi karakterizohet nga tregues të mirë financiarë, megjithatë vuri theksin se nxitja e kreditimit dhe vijimi me planin e masave për reduktimin e kredive me probleme, mbetet një ndër angazhimet e Bankës së Shqipërisë në të ardhmen. Ai shtoi se zbatimi i këtij të fundit, ka ndihmuar në zbritjen e nivelit të kredive me probleme në muajin dhjetor 2017 në vlerën 13.2%.
Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar ishte angazhimi i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunimin me institucionet e tjera në vend, për stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare. Guvernatori theksoi se qëllimi kryesor i këtij angazhimi është përmirësimi i efektivitetit të politikës monetare dhe ulja e rreziqeve për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale.
Në përfundim, Guvernatori Sejko shtoi se institucioni që ai drejton do të vijojë me përmirësimin e vazhdueshëm të rolit të tij mbikëqyrës, përqasjes proaktive të rregullimit bankar, rritjes së sigurisë së sistemit bankar dhe nxitjes së zhvillimit të sistemit të pagesave, duke ndjekur standardet ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së gjetën rastin të inkurajonin Bankën e Shqipërisë në angazhimin e mëtejshëm lidhur me planin e masave për reduktimin e kredive me probleme, nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare.
Më tej, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë theksuan se Shqipëria duhet të përfitojë nga trendi i rritjes ekonomike, stabiliteti financiar dhe sistemi i sigurt financiar, për të tërhequr investime të huaja, në mënyrë që kjo rritje ekonomike të jetë e shëndetshme në afat të gjatë.
Gjatë takimeve, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, përshëndetën rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ata u shprehën se për të përmirësuar ambientin e biznesit dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit, mbetet i një rëndësie të veçantë vazhdimi i reformave strukturore në vend.
Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në Forumin Ekzekutiv të organizuar nga Banka Botërore për politikëbërësit dhe zyrtarët e lartë.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vetë...
Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon qeverinë për abuzime me ...
Që prej ditës së djeshme, Izet Haxhia vijon të qëndrojë në p...
Partitë opozitare, PD dhe LSI ditën e sotme kanë thyer bojko...
Avokati Spartak Ngjela thotë së në kuadër të procesit të Vet...
Erinda Ballanca u zgjodh Avokat i Popullit me datë 22 maj 2...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas pamjeve makabre të transmet...
Avokati Altin Goxhaj akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se ësh...
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin në një inte...
Emisioni “STOP” në Tv Klan mbrëmjen e djeshme ka sjellë fakt...
Vendimi për gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj do të je...
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka theksuar...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Freedom House vlerëson në raportin më të ri për lirinë e med...
Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të sh...
Shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku cilësia e ajr...
DASHI21. mars – 20. prill Qëndrueshmëria të çon të reagosh ...
Gjithçka ka lajmëruar gazetari Basir Çollaku, lidhur me pozi...
Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës s...
Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...