Emërimi i Xhaferrit në krye të PD në Durrës/ Avokati zbulon qëllimin e Bashës
Avokati Altin Goxhaj akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se ësh...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas pamjeve makabre të transmetuara gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin STOP në TV Klan, ku qentë endacakë vriteshin në mënyrë brutale dhe hidheshin në Sharrë.
Në një reagim për mediat Bashkia e Tiranë mohon ngjarjen në fjalë, ndërsa akuzon emisionin STOP se pamjet e transmetuara nuk përkojnë me njëra-tjetrën dhe pretendimet janë të pavërteta.
?Montimi i pamjeve foto me video që mund të bëhet lehtësisht me kafshë të shtypura në rrugë nacionale nga aksidentet rrugore, nuk përkojnë as me punën e madhe të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për trajtimin e kafshëve të rrugës, të cilët, siç u pa edhe nga pamjet dhe intervistat e emisionit STOP në rrugë, janë matrikuluar e vaksinuar dhe gjenden lehtë në rrugët e qytetit?- thuhet në reagim.
Deklarata e plotë:
Pas pamjeve të transmetuara dje në emisionin ?Stop?, lidhur me trajtimin e kafshëve endacakë, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, sqaron si më poshtë:
Prej më shumë se dy vitesh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë hapur qendrën e kafshëve të rrugës në Kombinat, një klinikë veterinare moderne, me staf dhe veterinerë të specializuar, të cilët trajtojnë çdo ditë, me kujdes, kafshët endacake, duke i vaksinuar dhe sterilizuar ato konform procedurave dhe ligjit në fuqi.
Qentë endacakë, të cilët kapen nga punonjësit e trajnuar të AMK-së, dërgohen në klinikën veterinare, ku nën kujdesin e stafit veteriner, sterilizohen, matrikulohen dhe vaksinohen, për t?u lëshuar sërish në rrugë. Që prej vitit 2016, ky proces ka mundur të trajtojë me sukses rreth 5 mijë qen endacakë të qytetit.
Qëllimi kryesor i punës tonë është të sigurojmë që kafshët e rrugës në Tiranë të mos përbëjnë rrezik për jetën e njeriut, duke qenë se kafshët e sëmura mund të përçojnë sëmundje të rrezikshme për njerëzit, si leshmanjoza apo tërbimi, kurse kafshët agresive mund të rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.
Vetëm gjatë vitit të fundit në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit janë referuar 1425 ankesa nga qytetarë të ndryshëm për kafshime nga qentë endacakë agresivë.
Por, në emisionin e mbrëmshëm vumë re me keqardhje se pamjet e transmetuara nuk përkojnë me njëra-tjetrën dhe pretendimet janë të pavërteta. Montimi i pamjeve foto me video që mund të bëhet lehtësisht me kafshë të shtypura në rrugë nacionale nga aksidentet rrugore, nuk përkojnë as me punën e madhe të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për trajtimin e kafshëve të rrugës, të cilët, siç u pa edhe nga pamjet dhe intervistat e emisionit STOP në rrugë, janë matrikuluar e vaksinuar dhe gjenden lehtë në rrugët e qytetit.
Sipas rregullave mjedisore dhe ligjit veterinar, çdo dy javë klinika veterinare në Kombinat i nënshtrohet procesit të dezifektimit 3D, çka kryen edhe pastrimin e mbetjeve, të cilat më pas depozitohen dhe trajtohen sipas rregullave. Bashkëngjitur po ju vëmë në dispozicion edhe dokumentin e dezifektimit të datës 20.04.2018, pikërisht në ditën kur pretendohet se është xhiruar videoja.
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit sqaron se gjatë punës në Klinikën Veterinare janë vërejtur edhe raste të qenve endacakë, të cilët rezultojnë të sëmurë me sëmundje që mund të transmetohen te njeriu, si leshmanjoza apo tumore në metastaza finale, i nënshtrohen procesit të eutanazisë, referuar nenit 70, pika C, i Ligjit 10465 për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë. Klinika monitorohet e tashmë është certifikuar nga agjencitë europiane si një nga më të mirat në rajon!
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dëshiron të theksojë se puna mbi dy vjeçare për trajtimin e kafshëve të rrugës është kryer në zbatim të rregullave europiane për trajtimin e kafshëve endacake dhe se prioritet për ne mbeten jeta e fëmijëve dhe e qytetarëve të Tiranës.
Ftojmë këdo të interesuar, të vizitojë, ndihmojë apo më mirë të adoptojë kafshët e rrugës. Nëse nuk duan të ndihmojnë, le të mos pengojnë ata që po ndihmojnë duke sajuar video e foto që s?përkojnë me të vërtetën.
Avokati Altin Goxhaj akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se ësh...
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin në një inte...
Emisioni “STOP” në Tv Klan mbrëmjen e djeshme ka sjellë fakt...
Vendimi për gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj do të je...
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka theksuar...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Freedom House vlerëson në raportin më të ri për lirinë e med...
Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të sh...
Shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku cilësia e ajr...
DASHI21. mars – 20. prill Qëndrueshmëria të çon të reagosh ...
Gjithçka ka lajmëruar gazetari Basir Çollaku, lidhur me pozi...
Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës s...
Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investim...
Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij...
Vijon intervista e ish-gjeneralit të dënuar nga diktatori En...
Emisioni “Stop” sjell sot pamje ekskluzive e makabre të mëny...
Ministri i Infrastrukturës akuzohet se pa asnjë bazë ligjore...
Rrahman Parllaku, ish-gjeneral i dënuar nga Enver Hoxha, ësh...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për të zbar...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...