web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vdekja e aktorit shqiptar/Ja detajet e reja

24 Prill 2018, 11:52, Kronika CNA

Para pak minutash u raportua se trupi i pajetë që u gjend në një fshat të Gjakovës i takon aktorit të ?O sa mirë?, Art Kurtit.Kurti u qëllua me armë, ndërkohë që Policia akoma po zhvillon hetimet. Mirëpo, komandanti i Policisë Kristë Gjoka tha se dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Metro mësoi se aktori i njohur ka marrë një plagë në kokë, mirëpo Policia akoma nuk mund të konstatojë nëse ka të bëjë me vrasje apo vetëvrasje.

?Viktima dhe arma janë gjetur në veturë. Ka plagë në pjesën e kokës, mirëpo akoma nuk është konstatuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje?, ka thënë Lirie Podrimaj për Gazetën Metro.

Ndryshe, Art Kurti ishte aktor që u bë i njohur në O sa mirë, e tani po punonte si zyrtar komunal në Komunën e Gjakovës./Burimi:gazetametro.net





Lajmet e fundit nga