web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Mirëseerdhe në këtë botë Inaja', këngëtarja shqiptare jep lajmin e gëzueshëm

23 Prill 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Këngëtarja shqiptare e hitit “Culo”, Fjolla Morina me anë të një postimi në Instastory ka dhënë lajmin e bukur se është bërë hallë për herë të parë.

Fjolla ka postuar foton e bebes së porsalindur dhe i falenderohet Zotit duke zbuluar edhe emrin e vogëlushes.

“Faleminderit Zot, u bëra hallë për herë të parë. Mirëseerdhe në këtë botë Inaja”, shkruan këngëtarja shoqëruar me një emoji engjëll dhe një zemër.

Vetëm një muaj më parë Fjolla u bë edhe teze për herë të parë lajm të cilin e dha gjithashtu në Instastory kur postoi një foto të nipit./CNA





Lajmet e fundit nga