Topalli “shuplakë” Bashës/ PD duhet të ribëhet
Ish-nënkryetarja e PD –së Jozefina Topalli i ka dhënë një “s...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur se SHBA, aleati ynë kryesor dhe strategjik ka ngritur një shqetësim madhor lidhur me këtë qeverisje e cila po ecën me shpejtësi drejt një rrënimi politik ekonomik dhe shoqëror të vendit si kurrë më parë.
Vasili tha se ?Katër shtyllat e raportit të DASH pse jo simbolikisht do ti quaja katër raketat amerikane kundër këtij bunkeri qeverisës të krijuar në Shqipëri?.
Ndër të tjera ai theksoi se ?Presioni politik, frikësimi, dhe korrupsioni tashmë i përhapur nuk e lejuan gjyqësorin të funksionoj në mënyrë të pavarur dhe efektive. Pra kemi një gjyqësor përfundimisht të kapur?.
Fjala e plotë:
Konferenca për shtyp e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Petrit Vasili: Amerika foli: Shqipëria po rrënohet nga korrupsioni, zgjedhjet e blera, nga drejtësia dhe media e kapur.
Përshëndetje,
Jemi në këtë komunikim së bashku pasi shqiptarët janë njohur dje me një reagim të SHBA-ve. Besoj unikal dhe se pse jo të paprecedent lidhur me shqetësimit madhor që SHBA, aleati ynë kryesor dhe strategjik, kanë lidhur me këtë qeverisje e cila po ecën me shpejtësi drejt një rrënimi politik ekonomik dhe shoqëror të vendit si kurrë më parë. Katër shtyllat e këtij raporti pse jo simbolikisht do ti quaja katër raketat amerikane kundër këtij bunkeri qeverisës të krijuar në Shqipëri, bunker tipik të diktaturave kur u vjen fundi. Përqëndrohen në shpartallimin e zgjedhjeve me anë të shitblerjes së votave. Së dyti në çdo degë të qeverisjes kapilare dhe të përhapur. Së treti në një drejtësi qartësisht të kapur, nuk e lufton korrupsionin por e favorizon atë. Dhe e katërta shumë e rëndësishme, pushteti i katërt media është gjithë kohën në shantazh, e kapur dhe shpesh i largohet të vërtetës për shkak të kërcënimit me karakter politik dhe ekonomik. Së pesti konfirmohet përfundimisht nga departamenti amerikan i shtetit, roli i kompromentuar thellë i policisë së shtetit dhe inkriminimi i saj. Kjo situatë është më e rënda që mund të ketë përjetuar Shqipëria, është përkundrejt një situate mëtohet të përhapet në eter me sistemin e mashtrimeve të lëna pas të diktaturave të vjetra. Dhe në krye të këtij mashtrimi publik qëndron kryeministri. Të vërtetat e departamentit të shtetit janë si më poshtë. Departamenti Amerikan thotë:
Kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve nga interesa financiare dhe politike dhe korrupsioni i hapur në gjithë degët e qeverisë. Pra media është nën regjimin e autocensurës dhe frikësimin nga interesat financiare dhe politike.
Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët, persona me interesa të fuqishme biznesi, oligarkë i kemi quajtur ne ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Njëherazi ndjekja penale e krimeve të niveleve të larta nuk po ndodh për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungesë e fuqishme burimesh dhe korrupsioni brenda vetë gjyqësorit. Pra nuk ndiqen dot qeveria dhe ministrat pasi hakmarrja e egër e pa princip me të gjitha mjetet, kërcënimet personale deri te ato të blerjes dhe shantazhimit me para pafund e kanë korruptuar tërësisht problemin.
Presioni politik, frikësimi, dhe korrupsioni tashmë i përhapur nuk e lejuan gjyqësorin të funksionoj në mënyrë të pavarur dhe efektive. Pra kemi një gjyqësor përfundimisht të kapur. Dhe në vend të asaj që u quajt reforma në drejtësi ka mbetur vetëm një fjalë , reformë sepse fjala drejtësi në praktikë nuk ekziston. Dhe drejtësia në situatën aktuale është më mirë kur ishim më keq.
Policia, lidhjet politike dhe kriminale dhe menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjelljen jo profesionale të policisë së shtetit. Këtë kemi thënë as më shumë e as më pak. Ishte pikërisht kjo polici që kontribuoi në shkatërrimin e zgjedhjeve. U bë njësh me kriminelët me trafikantët. Krijoi të gjithë plazdarmin për të shndërruar Shqipërinë në vendin gjenerues të prodhimit të drogës dhe trafiqeve, gjenerues të një destabiliteti dhe jo stabiliteti siç ka qenë Shqipëria në rajon. Praktikisht rrënoi një nga kolonat themelore të sigurisë publike për të cilën duhet të ishte rojtare dhe garante. Kjo aq më tepër, që në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri i kërkoi Shqipërisë përfundimisht dhe publikisht të bëhej njësh me trafikantët, vepër penale për të cilën prokuroria mbylli sytë dhe pranoi një falje në Facebook, të kryeministrit. Cili është përcaktimi i departamentit amerikan të shtetit për median: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për tu ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krime dhe korrupsion.
Shpesh kemi thënë në mënyrë shumë të qartë që media vuan nga kapja, që shpesh herë media është shumë e gatshme të bëjë sikur nuk shikon lajmin e vërtet nga lajmi fiktiv. E gjithë kjo nuk është një harresë e medias por kapja, përfshirja në afera korruptive devijon qëllimisht vëmendjen nga problemet e ditës. Për shembull dje media duhet të ishte e gjitha në Fier dhe ndërkohë që raport progresi i BE shprehej qarte se ça është problemi i ditës, djegjes së mbeturinave, kryeministri dje nga Fieri në një vend ku është ndërtuar një incenerator i cili rrezikon kancerin për mijëra banorë jep konferenca shtypi dhe asnjë nga mediat shqiptare nuk ka mundësi ti kundërvihet kësaj situate që media tani transmeton e dhunuar nën siglën ERTV. Ju ndodheni në LSI, në ekranin tuaj nuk ka një sigël të një televizioni LSI TV se do të ishte absurditeti më i madh. Nuk ka ndodhur as në diktaturat më të egra. Dhe në kohën e Partisë së Punës kemi pasur televizion shtetëror TVSH nuk kemi pasur televizion PPSH. Jemi më keq se atëherë, sot mediat kanë mbetur pa identitet, u është hequr e drejta të flasin, nuk mund të reagojnë pasi kanë shumë frikë sepse edhe në qoftë se kryeministri nuk u jep para në mënyrë të drejtëpërdrejt u ka dhënë të kuptoj që unë kam dhe kulaçin dhe kërbaçin. Në rast të kundërt do vërviten rradha e tatimorëve, policia e kriminalëve etj deri sa media përkatëse të pranojë të vendosë ERTV dhe gjithë investimin e jetës të gazetarëve, të pavarësisë së saj ta hedh. Përfundimisht Amerika ka lëshuar kambanën e alarmit. Shqipëria nuk mund të jetojë nën, jo diktatin sepse këta janë qesharakë edhe kur duan ta quajnë veten si autoritarë por nën këtë shpartallim të përditshëm dhe rrënim të shtetit i cili do të dojë një kohë të gjatë të rivendoset në vend dhe nuk mund të qeveriset më Shqipëria nga një bunker diku atje në Surrel por të qeveriset nga institucionet që populli i ka ngritur dhe Kushtetuta dhe ligjet i udhëheqin në punën e tyre ndaj sot përfundimisht shqiptarët janë pa drejtim, Amerika na e thotë qartë. Amerika e presidentit Trump, e papajtueshme me një mungesë të tillë demokracie, me një polici të korruptuar, drejtësi të kapur me një media jo të pavarur por dhe ajo në peshën e korrupsionit dhe propagandës ndaj kjo është diagnoza që Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendos. Por për fat të mirë është një diagnozë që e kanë vendosur dhe shqiptarët që kudo janë të shqetësuar dhe të tronditur pafund për një shtet i cili nuk është më garanci, nuk është më zgjidhje problemit por është halli dhe pesha më e madhe që ata kanë mbi veten e tyre.
Ish-nënkryetarja e PD –së Jozefina Topalli i ka dhënë një “s...
Ish-nënkryetarja e PD –së, Jozefina Topalli, një ditë pasi K...
“Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Perso...
Ish-nënkryetarja e PD –së, Jozefina Topalli, i është kundërp...
Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsideruesh...
Dje ka qenë e premte e zezë për PD.Këshilli Kombetar i PD u ...
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ka reaguar ish-nënkryet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë pë...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integr...
Aferat me pronat në bregdet, ndër vite kanë prodhuar skandal...
Në një lëvizje përçarëse, në një akt që vulosi përfundimisht...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Nazer Seitaj, apo siç ë...
KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës s...
Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duke...
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë, duke mos lejuar për...
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Në kohën kur çdo ditë e më shumë po flitet për “peshqit e më...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në veri,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...