web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita organizon tryezën për rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohëshme

21 Prill 2018, 16:27, Aktualitet CNA

Partia më e madhe e opozitës vijon përpjekjet për të arritur rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Sikurse raportojnë mediat kosovare, në këtë kuadër shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për nisjen e aksionit politik do t?u dërgohen ftesat partive për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët e cila do të mbahet të mërkurën, raporton ?Zëri.info?.

Hoti ka thënë se tashmë kanë marrë konfirmimin e pjesës dërrmuese të partive opozitare për të marrë pjesë në këtë tryezë.

?Ne duhet t?i lëmë anash rivalitetet. Ne sot i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike, për tryezën që do të mbahet të mërkurën në kuvendin e Kosovës. Tanimë e kemi konfirmimin e shumicës së partive?, ka deklaruar ai. Duke njoftuar se në këtë tryezë ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme.

E në rast se dështon një iniciativë e tillë, Hoti ka thënë se LDK e vetme do të nisë procedurat për ngritjen e mocionit të mosbesimit të qeverisë Haradinaj.





Lajmet e fundit nga