KE rekomandon hapjen e negociatave/ Çfarë duhet të bëjë tani Shqipëria?
Shqipëria siguroi rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europia...
Lulzim Basha pritet që pas pak ditësh të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Këshilli i Zgjedhur katër vite më parë, i cili nuk është thirrur asnjë ditë që nga data kur është zgjedhur. Katër vite megjithëse me kompetencat si institucioni më i lartë midis dy kuvendeve, këtë e ka të shkruar edhe në statut, Lulzim Basha nuk e thirri kurrë.
Të shtunën e shkuar, Basha mblodhi kryesinë dhe do ti paraqesë Këshillit Kombëtar disa ndryshime statutore, të cilat i përgatiti me sekretarët e tij. Por, këto ndryshime janë një hiç, përpara faktit sesi sillet Lulzim Basha me statutin.
Në gati pesë vite të drejtimit të PD-së prej tij, Basha e ktheu Kushtetutën e demokratëve në letër higjenike, duke e vendosur në tualetin e zyrës së tij.
Pasi u zgjodh vetë kryetar, Kuvendin e zgjodhi një vit me vonesë. Më pas në shkelje të statutit emëroi në krye të sekretariateve dhe departamenteve njerëz pa garë, pra pa i zgjedhur në Këshillin Kombëtar. Emëroi dhe shkarkoi kryetar degësh pa thirrur kryesinë dhe pa bërë asnjë konsultim. Çdo veprim politik e kreu në shkelje të statutit pa thirrur kryesinë. Këshillin Kombëtar nuk e mblodhi asnjëherë në katër vite. Bojkotoi parlamentin pa vendim kryesie. Doli kundër reformës në drejtësi pa vendim kryesie dhe pa mbledhur Kuvendin. Hyri në çadër pa asnjë konsultim me kryesinë e PD-së. Shkoi e firmosi marrëveshje me Edi Ramën, një akt i rëndësishëm politik, pa thirrur Këshillin Kombëtar apo Kuvendin. Hyri në qeveri dhe humbi turpshëm zgjedhjet.
Zhvilloi zgjedhje në PD, të cilat i manipuloi sërish duke shkelur statutin. Ju kërkua në katër vite pa ndalim mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe asnjëherë nuk e bëri. Thirri kryesinë në shtator duke premtuar analizë. Nuk e bëri kurrë dhe Këshilli Kombëtar apo Kuvendi nuk kanë marrë asnjëherë në shqyrtim dy humbjet e turpshme të Lulzim Bashës.
Gjithçka e ka bërë Basha, këto që përmendem më lart e shumë të tjera janë akte politike që tregojnë se për të statuti nuk vlen, prandaj dhe ndryshimet që po bën janë të pa vlera, kur ai nuk i zbaton.
Rasti i fundit i emërimit të kryetarit të PD-së në Durrës e bën edhe më qesharak statutin e Bashës dhe veprimet e tij.
Dikur kooperativat e famshme të diktaturës, ashtu si Lulzim Basha kanë patur një statut dhe kryetari i kooperativës zgjidhej nga kooperativistët, por që në fakt nuk ndodhte kurrë ashtu. Atë e propozonte komiteti i partisë, ose sekretari i parë i rrethit. Edhe statuti i Lulit, ndryshimet e fundit dhe akti i tij në vazhdim nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin se statuti i PD-së me Lulin në krye është njësoj si statuti i kooperativës në diktaturë./ CNA.al
Shqipëria siguroi rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europia...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Nga Ilir Levonja* Vetëm Edi Rama nuk ka asnjë arsye të kreno...
Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duk...
Do të jetë një ditë e bukur, për të jetuar me dashuritë e vë...
Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashki...
Ish-ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes Berisha, njëherësh...
Ish-ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes Berisha, njëherësh...
“Lufta e ftohtë në Ballkan: A është gati Shqipëria?” është t...
Kryetari i Partisë Kombëtare dhe ish ministri i Jashtëm serb...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave p...
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në emisio...
Çeljen e negociatave, të Shqipërisë me BE-në e ka përshëndet...
Rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e nego...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas rekomandimit t...
Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i opozitës...
Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit...
Sot në emisionin “Stop” u transmetuan disa video që tregojn...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, deputeti i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...