VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Shqipëria pritet të hedhë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Sipas progres raportit, që do të publikohet sot, por është zbardhur tashmë nga mediat e huaja dhe ato vendase, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por jo për Turqinë. Për Shqipërinë, hapja e negociatave kushtëzohet me ecurinë e e mëtejshme të reformës në drejtësi, sidomos procesit të vettingut.
Sipas raportit, ?Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm?.
Komisioni ka vlerësuar luftën ndaj kultivimit të drogës në vitin 2017, progres në luftën ndaj korrupsionit, teksa ka pasur një rritje të ndëshkimeve të zyrtarëve të ulët e të mesëm, reforma në administratën publike ka qenë pozitive, ndërsa është kritikuar rritja e polarizimit politik.
Ç?ndodh më pas
Katër vjet më parë Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE dhe gjatë kësaj periudhe punoi për plotësimin e kushteve për të kaluar në fazën tjetër, atë të hapjes së negociatave.
Pas hapjes së negociatave, do të hapen kapitujt e veçantë, ku më të vështirët janë ai 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, çështjet e brendshme dhe të drejtat e njeriut. Këto aspekte do të shoqërojnë të gjithë negociatat, duke qenë se janë pika të dobëta për gjithë Ballkanin.
Kjo është arsyeja se përse është vendosur për një qasje të re ku kapitujt e parë që hapen janë ata më problematikë. Më pas do të vazhdohet me kapitujt e tjerë, ku do të vendosen plane të detajuara.
Më pas procesi vijon me mbylljen e kapitujve, pra që do të thotë se të gjitha kërkesat janë përmbushur dhe zbatohet. Më pas vjen anëtarësimi. Kroacisë iu deshën rreth 8 vjet, por për ne kjo rrugë mund të jetë edhe më e gjatë.
Disa data të rëndësishme të ?udhëtimit? të Shqipërisë drejt familjes europiane
1992 ? Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria përfiton financime nën programin ?Pare? të BE-së.
1997 ? Qasja rajonale. Këshilli i Ministrave i BE-së vendos kushtëzimin politik dhe ekonomik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
1999 ? Shqipëria përfiton nga Preferenca Tregtare Autonome me BE-në.
1999 ? BE-ja propozon një proces të ri të Stabilizim-Asociimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.
Qershor 2000 ? Këshilli Europian në Feira thotë që të gjitha vendet e SAP janë ?kandidate potenciale? për anëtarësim në BE.
Nëntor 2000 ? Takimi i Zagrebit lançoi Marrëveshjen e Stabilizim ?Asocimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.
2000 ? Zgjerimi i hyrjes pa doganë në tregun e BE-së për prodhimet ?made in Albania?.
2001 ? Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave për MSA me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut fton Komisionin të paraqesë draftin e direktivave për negocimin e SAA.
2001 ? Viti i parë i programit ?Ndihmë Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim? (CARDS) i projektuar posaçërisht për vendet në proces stabilizim-asocimi.
Tetor 2002 ? U miratuan direktivat e negocimit të SAA-së.
Janar 2003 ? Presidenti i Komisionit Romano Prodi hapi zyrtarisht negociatat për SAA-në midis BE-së dhe Shqipërisë.
Qershor 2003 ? Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit (SAP) u konfirmua në Këshillin Europian të Selanikut si politikë e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Qershor 2004 ? Këshilli vendosi mbi partneritetin e parë europian për Shqipërinë.
Janar 2006 ? Këshilli rishikoi partneritetin europian me Shqipërinë.
Maj 2006 ? Hyrja në fuqi e marrëveshjes së ripranimit KE-Shqipëri.
Qershor 2006 ? Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SAA) në Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Këshillin në Luksemburg.
Dhjetor 2006 ? Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme.
Janar 2007 ? Hyn në fuqi instrumenti i ri për paraanëtarësimin (IPA).
Maj 2007 ? Adoptimi i Dokumentit të Planifikimit Shumëvjeçar Indikativ
Shtator 2007 ? Nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Shqipërisë dhe BE-së.
18 tetor 2007 ? Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen Kuadër për IPA-n
Janar 2008 ? Marrëveshja e lehtësimit të vizave hyn në fuqi.
22 janar 2008 ? Shqipëria dhe KE-ja nënshkruajnë Marrëveshjen Financiare për Instrumentin për Paraanëtarësimin (IPA programi).
Mars 2008 ? Nis dialogu për liberalizimin e vizave.
Qershor 2008 ? Komisioni Europian paraqet udhërrëfyesin identifikuese me kërkesat specifike për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
1 prill 2009 ? Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA).
28 prill 2009 ? Shqipëria dorëzon aplikimin e saj për anëtarësim në BE.
15 prill 2010 ? Shqipëria dorëzon përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit.
27 maj 2010 ? Komisioni Europian miratoi një propozim mundësues për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për të udhëtuar në vendet e Shengenit pa pasur nevojë për një vizë afatshkurtër.
24 qershor 2014-Këshillit i ministrave i BE-së mori vendimin për dhënien Shqipërisë statusin e vendit kandidat./ Monitor
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë G...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të jetë një ditë e bukur, për...
Një nga zërat më kritikë të Lulzim Bashës brenda Partisë Dem...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka hed...
Ministria e Brendshme e Serbisë nëpërmjet një telegrami i ka...
Astrit Patozi është shprehur mbrëmjen e sotme se, faji për k...
Analisti Fatos Lubonja ka diskutuar rreth krizës në Partinë ...
CNA.al raportoi sot një sherr të ndodhur në afërsi të vendit...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është ...
Ndërkohë që data 17 prill lakoher si dita kur BE do të komu...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë G...
Avokati mbrojtës i ish-prokurorit Adriatik Llalla, Sokol Haz...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, teksa ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh një nga kri...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emis...
Reshjet e shiut që kanë filluar të bien këtë pasdite, kanë s...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh një nga kri...
E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ish-ministrja e Inte...
Pas akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me arrestimet në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...