web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga fotot nudo tek ndërhyrjet: Ja cilët janë prindërit më mendjehapur të showbiz-it shqiptar

13 Prill 2018, 09:25, Lifestyle CNA

Një prind tipik kur je i vogël është ai, që të thotë gjithë kohës: ?mos e bëj këtë?, ?mos hip aty se do të rrëzohesh? apo ?mos e ha këtë se do të dhembë barku?.

Kur fëmijët rriten prindërit ndryshojnë sjellje dhe vendosin të jenë në krahun e mendjehapurve ose të konservatorëve.

Pavarësisht se prindërit e tyre ishin apo jo të famshëm para se të ktheheshin në personazhe publikë, ata kanë pasur gjithnjë vëmendjen tonë për të treguar të fshehtat e fëmijëve të tyre.

Apo thjesht për t?u shprehur nëse janë kundër apo pro veprimeve të fëmijëve të tyre. ?Iconstyle.al? kujton deklaratat e prindërve të të famshmëve shqiptarë, të cilët kanë qenë liberalë me fëmijët e tyre dhe kanë mbështetur çdo vendim që ata kanë marrë.

Kur vajza e tyre konkurroi në ?Big Brother? 2012, prindërit e saj u shprehën se mbështesnin çdo veprim të Françeska Jaçes, ndonëse ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Babai i Françeskës tha në atë kohë se vajza e tij ishte duke luajtur me Ermalin, ndërsa shtoi se për 100 milionë lekë edhe ai do të jepte një puthje. Pas ndarjes nga Ermali, komenti i të atit të saj ishte: ?Mirë ia bëri të keqen babi?.

 

Këngëtarja e njohur shqiptare ka folur hapur për operacionet plastike që ka kryer në paraqitjen e saj, ndaj nuk është aspak e çuditshme që të mbështesë ndryshimet e së bijës. Pavarësisht se Anxhelina Hadërgjonaj nuk ka pranuar deri më tani se ka kryer ndonjë ndërhyrje në fytyrë apo në trup, nëna e saj Albërie e përkrah vazhdimisht dhe nuk ngurron të postojë fotot e saj super sexy në rrjetet sociale..

Në prill të vitit të kaluar aktorja shqiptare, Rita Lati, pranoi se e kishte shtyrë ajo të bijën që të rriste gjoksin.

?Plasa! Kam një jetë që i them të bëjë gjoksin. Kur vesh një herë fustanet dhe i qëndrojnë rrafsh?apo kur jam në plazh e shoh këtej vajza me gjoks, shoh Rozën më ikën oreksi. Roza, kur do t?i bësh cicat??, tha aktorja gjatë një interviste për ?Thumb?.

 

12 vite më parë kënga ?Dridhe? e shndërroi Çiljetën në një fenomen, por vetëm tani nëna e saj Majlinda Xhilaga tregon si e priti. Fillimisht ajo ishte kundër tekstit, por më pas pranoi që e bija të bëhj pjesë e këngës me vargje eksplicite.

?Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardh nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.

Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek ?Kënga Magjike? e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert?, tregoi nëna e Çiljetës për emisionin ?Jo vetëm modë?.

 

Aktorja Ema Andrea ka qenë një mbështetje për të bijën, por ajo i shokoi të gjithë ndjekësit kur në dhjetor bëri komentin e papritur në foton e publikuar në ?Instagram?-in e Sarës.

Kjo e fundit postoi një seri pikturash tejet provokuese, në të cilat janë të skicuara momente të ndryshme të akteve seksuale mes dy personave. Ema i komenton së bijës në gjuhën angleze ?Proud? (Krenare), të shoqëruar me disa emoji zemrash.

Modelja postoi foton seksi gjysëm-topless në shkurt dhe nëna e saj Xhoi Jakaj dha mendimin e saj përmes një komenti. Nga ajo që shkruan mund të themi se është një mbështetje për të bijën: ?Kleopatra e viteve moderne?.

Komentit të saj modelja iu përgjigj me një falënderim:

Pavarësisht se vajza e saj është vetëm 16 vjeç, bën një stil jetese si e ëmba, Dorina Mema. Me një veshje ekstravagante, tatuazhe në trup dhe daljet në darkë, mund të jenë të pazakonte për bashkëmoshataret e saj, por jo nëse ke një mami si Dorina./CNA





Lajmet e fundit nga