Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Enti Rregullator i Ujit ka vendosur të ndryshoje metodologjinë që përdor për të përcaktuar tarifat që aplikojnë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve për furnizimin me ujë.
Përmes një vendimi të fundit të marsit, ERRU vlerëson se janë të paktën tetë arsye që e bëjnë të nevojshme rishikimin e metodologjisë duke nisur nga mungesa e dokumentacionit të nevojshëm, mbivendosja e të tjerave si dhe mungesa e planeve 5-vjeçare të investimit që e bën të vështirë parashikimin e ecurisë së shoqërive. ?Mungesa e përgatitjes dhe paraqitjes së planeve të biznesit 5 vjeçar vështirëson parashikimin për ecurinë e shoqërive, investimet e nevojshme që duhet të kryejnë ato dhe prioritetet përkatëse për përmirësimin e shërbimit, të cilat ndikojnë në tarifat e shërbimit. Dokumentacioni aktual që duhet paraqitur së bashku me aplikimin për ndryshim tarife ka nevojë për përmirësime e plotësime? thuhet në vendimin e ERRU.
Nga ana tjetër mosparaqitja e aplikimit për ndryshimin e tarifave me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe plotësimi i tij më vonë duke e tejzgjatur procedurën dhe vendimmarrjen shtron nevojën që të hiqet afati, data 30 qershor i vitit aktual dhe aplikimi të jetë i lirë për t?u bërë në çdo moment të vitit me kushtin që dokumentacioni ligjor, teknik dhe ekonomik të jetë i plotë.
Çështja e mbulimit të kostove dhe operimit është një tjetër arsye që ka detyruar ERRU të rishikojë metodologjinë për tarifa. ?Duke u nisur nga fakti që pjesa më e madhe e shoqërive janë shumë të dobëta financiarisht, mbulojnë kostot O&M në nivele të ulëta, por nga ana tjetër ka shoqëri që kanë një performancë menaxheriale dhe operative shumë të mirë, të cilat aplikojnë për ndryshimin e tarifave me qëllim akumulimin e të ardhurave për shlyerjen e kredive dhe më tej për të bërë investime në vlera të konsiderueshme, lind nevoja për rishikimin e metodologjisë duke i kategorizuar shoqëritë sipas mbulimit të kostove? thuhet në vendim.
Reforma territoriale sipas Entit duhet të reflektohet tashmë edhe tek metodologjia që përdoret për përcaktimin e tarifave duke pasur parasysh një seri aspektesh. ?Zbatimi i reformës territoriale që presupozoi edhe riorganizimin e shoqërive UK, bën të domosdoshme ndryshime dhe përshtatje të dokumentacionit shoqërues të aplikimit, kjo kryesisht në dokumentet teknike dhe ekonomike?.
Enti Rregullator i Ujit ka paralajmëruar një rritje çmimesh edhe në raportin vjetor të vitit 2017, ku vlerëson se ka ende hapësira për të rritur tarifat që lidhen sidomos me pjesën e shërbimeve.
Në analizën e saj, ERRU konfirmon se situata mbetet problematike me një humbje në rrjet prej 67% të ujit dhe ku lidhjet e jashtëligjshme zënë një pjesë të konsiderueshme, të paktën 20% të totalit.
?Nga përshkrimi i gjendjes së sektorit më sipër vihet re relativisht një përqindje e lartë e mbledhjes së faturave, ndërkohë që përgjithësisht, sektori është në gjendje jo të mirë financiare. Kjo tregon që krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulëta të shërbimeve, që kanë mjaft hapësirë për rritjen e tyre. Këtë fakt ERRU e ka një ndër konsideratat kryesore gjatë analizës, vlerësimit dhe miratimit të tarifave që propozojnë shoqëritë UK?, ? thuhet në raport.
Të gjithë këtë, ERRU e argumenton me mundësinë e përballueshmërisë që është kriteri që përdor ky institucion për mundësinë që ka një familje për pagesën e faturës së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve. Niveli që përdoret në këtë rast është 5% e të ardhurave mesatare për familje. ?INSTAT vlerëson se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë/m³. Tarifat aktuale të shërbimeve UK janë ende mjaft më të ulëta se kjo vlerë?, ? thuhet në raportin e ERRU./ Monitor
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në di...
Një seri biznesesh të vogla do të mbyllin qepenat ditën e so...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rre...
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë një m...
Një skandal është denoncuar sot në lidhje me një nga autobus...
Rruga në hyrjen e vjetër e qytetit të Vlorës, e cila është d...
Në rast se një individi nga Tirana do të shpërngulej sot në ...
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikoll...
Këshilli Bashkiak i Dibrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nder...
Asnjë biznes që shkakton ndotje akustike nuk do të tolerohet...
Ditën e stome, studentët në Shqipëri shkrujtën historinë e t...
Temperaturat e prillit parashikohen të jetën mesatarisht 3 g...
Nëse menduat se i ftohti mbaroi dhe do të dalë dielli e do t...
I pranishëm në panairin e turizmit ‘ExpoCity’, ministri i Bu...
Referuar ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompani...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare të ...
Qendra e Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3, me shërbimin ...
Ndërkohë që ka filluar aksioni i opozitës për mosbindje qyte...
Edhe pse gjatë kësaj jave moti ka qënë i ngrohtë dhe me diel...
Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit kanë rinisur protest...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...