web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moderatorja shqiptare: Nëse burri do më tradhtonte, do...

1 Prill 2018, 08:56, Lifestyle CNA

Jonida Shehu është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar, e cila ka treguar se do kalonte në depresion nëse do zbulonte që do ishte viktimë e një tradhtie.

Ajo ka disa kohë që bashkëjeton me partnerin, me të cilin gëzojnë vogëlushen Kristal. Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tregoi se cfarë do bënte në një rast tradhtie.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Si do reagoje ndaj një tradhtie?

Shehu: Do kaloja në depresion.

Dembacaj: Pse? Do i bëje dëm vetes se dikush është tradhtar?

Shehu: Që ti të kalosh këtë periudhë të fortë zhgënjimi, nqs nuk do ta kisha menduar ndonjëherë ose nëse do isha me ndonjë partner që do ta kuptoja që do kishte gjasa për tradhti, mbase nuk do ishte kaq traumatike.

Dembacaj: Po në rastin konkret?

Shehu: Tradhtia, me këtë peshën e madhe që ka si fjalë merr vlerë kur ti nuk e pret. Kur ty të ndodh nga dikush që ke besuar verbërisht dhe në rrethana të tilla, tronditja do ishte shumë e madhe se jam tip shumë i ndjeshëm.

Që prej largimit në Top Channel, ajo i ka munguar ekranit, edhe pse mund të mos vonojë rikthimi.

Gjatë kësaj interviste për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo u pyet se cila është rivalja më e madhe që ka në profesion, duke thënë:

Nuk ka. Televizioni është rivalitet për shkak të audiencës. Ti mund të konsiderosh që rivaliteti është me programin e ngjashëm në një televizion që ka pak a shumë të njëjtat karakteristike apo ambicie me televizionin tënd, por rivale në profesion nuk ka, sidomos kur individualiteti është thelbësor. Nuk mund të ketë dy Rudina, dy Ilva, dy Eni.”/CNA





Lajmet e fundit nga