Begaj në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj apo siç quhet ndryshe ?SUPERBIG?- ministri, shpeshherë është paraqitur në media me deklarata bombë për Vetingun në polici por edhe në politikë.
Xhafaj, i cili nuk komandon vetëm Ministrinë e Brendshme, por indirekt edhe dikasterin e Drejtësisë apo Prokurorinë e Përgjithshme, është një ndër milionerët e politikës.
CNA. al, pati publikuar më herët një raport ekskluziv që tregonte se si Xhafaj kryente emërimet dhe shkarkimet në Ministrinë e Drejtësisë.
Rikujtojmë se Xhafaj në kohën që udhëhiqte Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2004 -2005, është shoqëruar nga akuza për afera korruptive dhe skandale.
Në Qershor 2005, kur ishte ende Ministër i Drejtësisë, një grup punonjësish të Ministrisë së Drejtësisë, publikuan një letër të hapur, ku evidentonin të gjitha abuzimet me detyrën të Ministrit të Drejtësisë.
Ndër të tjera, përmendej rritja e shpenzimeve administrative dhe blerjet që bëheshin me 3-fishin e vlerës së tregut, apo dhe kërkesa për ryshfet nga stafi i Ministrit në procedurën e prokurimit për sistemin e kamerave, sipas letrës që një kompani italiane i drejtonte Ambasadës Italiane në Tiranë.
Gjithashtu ai akuzohej për emërime nepotike në të gjitha sektorët kyç të administratës së drejtuar prej tij, për abuzime me tenderët, ku më flagrant është tenderi për burgun e Fushë-Krujës, të cilën e fiton firma K. D. K., shpk, ku Ministri ishte bashkëpronar.
Në letër thuhej, se kishte shkarkuar nga detyra 2 shefat e sektorit të shëndetësisë në DPB, për shkak se nuk kishin pranuar të firmosin dokumentacionin që i siguronte lirimin e një të dënuari për 11 vrasje, i cili pretendohet se kishte paguar për të fituar lirinë 200 mijë Euro.
Ndër vite Xhafa është akuzuar edhe për kryerje torturash ndaj qytetarëve në kohën e komunizmit, por sot ai merr guximin dhe flet për Veting jo vetëm në drejtësi por edhe në politikë.
Jo shumë kohë, më parë, Xhafaj u deklarua për kontrollin e pasurisë së politikanëve, përmes një procesi të mirëfilltë vettingu, njësoj si procesi, ku janë përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe policët.
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, në muajin shkurt të këtij viti Xhafaj tha: ?Së shpejti do të kemi edhe vetting politik për çështje të figurës, në mënyrë të vecantë të atyre që kanë patur rol vendimarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”.
Pyetja shtrohet, a duhet të fillojë vetingu nga vetë Xhafa, duke pasur parasysh akuzat që janë bërë ndaj tij qoftë në kohën e komunizmit, apo qoftë në kohën e demokracisë, kur ai drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, apo qoftë sot, kur opozita e lidh atë me trafikun e drogës.
CNA.al ka zbardhur pasurinë Ministrit të Brendshëm milioner Fatmir Xhafaj, me 9 llogari bankare. Bashkëshortja e tij rezulton pronare e tre apartamenteve, ndërsa në vitin 2006, një vit pas largimit nga Ministria e Drejtësisë, Xhafaj ka deklaruar se ka marrë një kredi 100.000 mijë euro për të blerë një shtëpi në Tiranë.
Pasuria e Xhafajt:
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 333 208 lekë.
Të ardhura neto për pjesëmarrje në Komisionin e Venecias, 769 euro.
Të ardhura neto nga interesa të dy depozitave bankare, 31 547.87 lekë.
Të ardhura neto nga qiradhënie dyqani në Vlorë, 13 770 euro, tatim në burim i paguar sipas kontratës së qerasë së datës 17.06.2015.
Bashkëshortja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë së noteres, 618 050 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shitje apartamenti me sipërfaqe 96.7 m2, 30 000 euro, bashkëpronare me hallën.
Gjendje llogarisë së Master Card, shtuar me 811.71 euro, nga rimbursim shpenzimesh për pjesëmarrje në komisionin e Venecias si dhe derdhje personale.
Gjendje e llogarisë pagës shtuar me 757 240.29 lekë. Burimi nga paga dhe shpërblimi nga Kuvendi.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 027.83 euro për pagesa këst kredie.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 11.52 dollarë.
Gjendje depozitë bankare çelur më 11.12.13 me afat maturimi 1 vjeçar, shtuar me 10 126.53 lekë.
Gjendje depozitë bankare çelur më 18.12.15 me afat faturimi 1 vjeçar, shtuar me 21 422.24 lekë, me të ardhura nga interesa.
Gjendje llogari bankare shtuar me 13 745 euro, me të ardhura nga qiraja e ambjentit në Vlorë.
Gjendje llogari bankare shtuar me 49.01 euro.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 288 007.69 lekë për pagesa këst kredie.
Gjendje para çash, pakësuar me 1 500 000 lekë, për mbulim shpenzimesh.
Bashkëshortja, Znj. Mimoza Xhafaj, gjendje llogari bankare shtuar me 29 982 euro, me të ardhura nga shitje prone në Pogradec në bashkëpronësi me të afërm.
Bashkëshortja, gjendje llogari bankare shtuar me 6 162 lekë.
Bashkëshortja, mbyllur depozitë bankare, 1 006 100 lekë dhe hapur depozitë me të njëjtën shumë në bankë tjetër.
Bashkëshortja, shtesë kontrate sipërmarrje më 30.06.2004 sipas së cilës do të përfitohen tre apartamente me sip. 89 m2, 77 m2 dhe 70 m2.
Bashkëshortja, ka blerë një makinë Daimler Chrysler tip A160 me vlerë 200.000 lekë.
Kredi për blerje apartamenti banimi në Tiranë, në shumën 100.000 euro me afat 15 vjet, kredia ka filluar me datë 18.07.2006 dhe përfundon me datë 18.04.2021. përgjatë vitit 2016 ka likuiduar shumën 10.257.18 euro.
Kredi e marrë nga vajza për ndjekjen e masterit në Gjermani, në shumën 15.000 euro me afat shlyerje për pesë vite. Xhafaj është në roline garantuesit dhe për vitin 2016 ka paguar shumën 3.239.33 euro, ndërsa pa paguar 12.180.56 euro.
Vajza, Aulona Xhafaj, gjendje llogarisë së pagës, shtuar me 30 499 lekë.
Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 929 309 lekë.
Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë PriceëaterhouseCoopers S.P.A. Milano, 3 190 euro.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 704.63 euro.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, shtuar me 100 euro./CNA.al















CNA.al pak kohë më parë ka paralajmëruar se tre deputetë të ...
Pas gjashtë muaj larg dyerve të Kuvendit, ish–Ministri i Bre...
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, ndërsa ka folur për ndezjen e ...
Shtohen telashet për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lul...
Kryeministri Edi Rama, pas largimit të Opozitës nga seanca p...
Kritikët e Lulzim Bashës nuk do të jenë pasnesër në mbledhje...
Ish –Kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjet...
Ashtu sikurse është denoncuar edhe më parë nga CNA.al, situa...
Pas largimi të opozitës nga seanca plenare e Kuvendit, kreu ...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim...
Pas fjalës së kreut të PD –së Lulzim Basha, opozita është la...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi nga foltoja e Kuvendit,...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas një mungese të g...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar vendndodhjen e ish...
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka dështuar në...
Në kuadër të rolit të vet si anëtari Dhomës Zgjedhore dhe an...
Ambasada Amerikane shpesh herë jep këshilla për qytetarët të...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pra...
Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë zonat veriore nd...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...