Kushtetuesja në krizë të thellë/ Dedja: Nuk funksionin më…
Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëhqjes së Besnik Ymeraj...
Ditën e tretë, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, SHBA, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj u takua në selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) me Zëvendësdrejtorin i FBI-së z.David L. Bowdich.
Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ekipi i Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, që i shoqëron.
Duke i falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mirëpritjen, ministri Xhafaj theksoi rëndësinë dhe domethënien që ka bashkëpunimi me këtë Agjenci, sidomos me zyrën përfaqësuese në Sofje, Bullgari në përpjekjet e vendit tonë për forcimin e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër kriminalitetit.
Për më tepër, zbatimi i reformës në drejtësi, ngritja dhe fillimi i funksionimit të institucioneve të reja në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit rrisin rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojës me FBI-në.
Ministri i Brendshëm u shpreh se parimet, vlerat dhe standardet e FBI-së janë model dhe njëherësh inspirim për oficerët e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.
Përfaqësuesit e FBI-së u njohën me sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, terrorizmit, por dhe nevojës për forcimin e integritetit, standardeve dhe kulturës së punës së organizatës së Policisë.
Një sërë dokumentesh analitikë dhe informues mbi luftën kundër krimit të organizuar, drogave përfshi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, korrupsionin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm u ndanë me përfaqësuesit e lartë të FBI, për t’i njohur jo vetëm me rezultatet e deritanishme, por dhe nevojat më të rëndësishme për mbështetje dhe asistencë.
Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar.
Zëvendësdrejtori i FBI-së, z.Bowdich deklaroi së pari se Shqipëria nuk është si vendet e shumta që ai ka parë gjatë përvojës së konsiderueshme, ku konstatohen probleme të theksuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për më tepër, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për reformimin e Policisë dhe veçanërisht procesin e Vetting-ut, z.Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma reflektojnë ato të ndjekura nga FBI.
Ai shpjegoi gjerësisht si realizohet procesi i shqyrtimit të aplikimeve, hetimit të background-it dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit.
Ky proces aplikohet periodikisht, çdo 5 vjet. Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, z.Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për Vetting-un në Polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri.
Në përgjigje të interesit të z.Bowdich u diskutua mbi fenomenin e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, reagimin e publikut ndaj rasteve të korrupsionit dhe sidomos ndaj korrupsionit në nivele të larta, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të goditjes së fenomenit të pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta dhe të mesme.
Lidhur me kërkesën e paraqitur nga ministri Xhafaj, zëvendësdrejtori i FBI-së u shpreh se e sheh kërkesën pozitivisht dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj.
Në përfundim, ministri i Brendshëm e ftoi z.Bowdich të vizitonte Tiranën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëhqjes së Besnik Ymeraj...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri grek, Aleksis Tsip...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka përmes një fotomontazhi, ka ironi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një dalje ...
Ndërsa pritet që ministri i jashtëm Ditmir Bushati të japë p...
Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj në një postim në rrjetet so...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja në një dalje për m...
Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në forumin “Gra...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në fshatrat e për...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Pas vendimit të KPK –së, për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lu...
Në një intervistë për prestigjiozen ‘Financial Times’, kryem...
Pas akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kundre...
Nuk rreshtin perfaqesuesit e LGBTI ne perpjekjet e tyre per ...
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuartit” në Top Channel, ana...
Kodrave rrethuese te qytetit te Vlores do t’ju rikthehen pem...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gj...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një tak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...