Rama takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një tak...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Republikën Federale Gjermane, përveç takimeve me deputetë gjermanë të partive të ndryshme politike, zhvilloi dhe një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështjet e BE-së, me praninë e reporterëve për Shqipërinë në Bundestag.
Seanca dëgjimore është pjesë e një komunikimi intensiv me parlamentin gjerman, veçanërisht me deputetët e angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Bushati bëri një panoramë të progresit të vendit tonë në fushën e reformave dhe adresimin e pesë prioriteteve kyçe dhe i njohu deputetët me pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e Zgjerimit të BE-së dhe veçanërisht nxitjen e përpjekjeve të Shqipërisë në këtë proces.
Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa konkrete për të çuar përpara progresin drejt rrugës së integrimit evropian, duke nënvizuar nevojën e ruajtes së momentit të krijuar në zbatimin e reformave përmes avancimit në marrëdhëniet me BE.
Në këtë kontekst, Bushati i njohu deputetët me ecurinë e reformës në drejtësi, me fokus procesin e vettingut, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum, vlerësoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojën për përshpejtimin e zbatimit të reformave të ndërmarra e sidomos asaj në drejtësi, për vetë impaktin e saj në jetën e çdo qytetari shqiptar.
Ministri Bushati i kërkoi Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes në këtë rrugëtim transformues për vendin, për realizimin e të gjitha reformave të ndërmarra nga vendi ynë, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Bushati zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Bundestag Dr. Norbert Röttgen. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën në BE, perceptimin e procesit të zgjerimit si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një tak...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka inspektuar ditën e sot...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
I ftuar në emisionin ’45 Minuta” në Report TV, anëtari i Kës...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka ...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, në një vizitë zyrtare në...
“Drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike duhet ta përvetëso...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar sot në lidhje m...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kryegjyshata...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Përfaqësues të qeverive të vendeve të BE kanë zhvilluar mbrë...
Votimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, e ka përsh...
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në veprimtarinë ndërg...
I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i PS, Ervin...
I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i Partisë S...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Pas votimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, pak m...
Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, zyrtarë të LS...
Presidenti i vendit Ilir Meta, në një takim me ambasadorët e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...