Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i ?Zgjidhjes? Koço Kokëdhima ka hedhur dritë mbi skemën se si janë grabitur ndër vite tokat në bregdet.
Sipas tij, me anë të një vendimi të pak ditëve më parë, Qeveria ka pezulluar pikërisht procesin e kalimit të tokës bujqësore në pronësi të përfituesve.
?Nuk është aspak rastësi që harta e këtij vendimi të qeverisë përfshin zonat bregdetare më të lakmuara në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.
Për t?i paraprirë këtij plani grabitqar për zonat e fundit të virgjëra të Shqipërisë dhe për t?i hapur rrugë betonizimit të tyre, në fund të vitit 2017 qeveria miratoi një paketë për ?investimet në turizëm?, shkruan Kokëdhima në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Tokat e bregut
Qeveritë e Tiranës dhe kryetarët e partive të vjetra kanë grabitur sistematikisht tokat në bregdet. Me një vendim të vitit 2014, qeveria socialiste sanksiononte mënyrën se si do të kthehej përfundimisht me tapi dhe e hipotekuar te familjet, toka e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Jo vetëm që kjo nuk u bë, por tani pas katër vitesh, qeveria që ka shkelur sa e sa herë interesat e popullit, duke u vënë në shërbim të një grushti oligarkësh, ka ndryshuar krejtësisht planet. Me anë të një vendimi të pak ditëve më parë, ajo ka pezulluar pikërisht procesin e kalimit të tokës bujqësore në pronësi të përfituesve. Dhe këtë po e bën në emrin e ?investimeve strategjike?.
Kjo qeveri po shkatërron çdo ditë e më shumë liritë ekonomike pasi ka likuiduar liritë politike, mjedisin dhe burimet natyrore, klimën e biznesit, barazinë e operatorëve dhe rolin rregullator të tregut që është mbytur nga monopolet e zyrtarëve të lartë dhe të një grushti ortakësh të tyre; forcën e gjallë dhe aktive e cila po emigron në vendet e tjera. Ndërkohë investimet e huaja i rrinë larg Shqipërisë, sikur njerëzit kanë frikë nga murtaja.
Nuk është aspak rastësi që harta e këtij vendimi të qeverisë përfshin zonat bregdetare më të lakmuara në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.
Për t?i paraprirë këtij plani grabitqar për zonat e fundit të virgjëra të Shqipërisë dhe për t?i hapur rrugë betonizimit të tyre, në fund të vitit 2017 qeveria miratoi një paketë për ?investimet në turizëm?, të denoncuar nga ZGJIDHJA në atë kohë, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë të vërtetë fiskale, vetëm për ata që marrin nga qeveria statusin special të investitorit dhe ndërtojnë e shesin apartamente dhe vila, duke kompromentuar rëndë edhe këtë potencial zhvillimi që i ka mbetur Shqipërisë.
Zoti qoftë i pakënaqur me ?gojët e liga? që thonë se këtu nuk bëhet fjalë për investime strategjike, por për pastrimin e parave të korrupsionit dhe të drogës.
Tashmë duket hapur e qartë se ky kontigjent ?investitorësh me status special?, miq dhe oligarkë të qeverisë, do të zhvasin tokat e pronarëve të vërtetë. Unë i propozova qeverisë me insistim në vitin 2013 ngritjen e task-forcës për rishikimin e titujve të pronësisë në brigjet e Jonit në qarkun e Vlorës.
Kjo task-forcë që u ngrit në janar 2014 zbuloi dhe bllokoi 11 mijë hektarë toka të cilësisë së lartë të përvetësuara me mashtrime kundër shtetit dhe pronarëve të ligjshëm dhe në favor të kusarëve të politikës së vjetër, sekserëve të qeverive të majta e të djathta, falsifikatorëve të të gjitha llojeve e ?racave?, nga kriminelë ordinerë, zyrtarë të korruptuar e deri te banorë të veçantë të ?shtëpive të Zotit?.
Në vend që qeveria të çonte deri në fund këtë luftë të madhe që u bë dhe t?ua kthente këto territore pronarëve të ligjshëm, e braktisi këtë betejë e këtë pasuri gjigande dhe tani ka vendosur të zhvillojë edhe grabitjen finale, kapitullin e fundit të vjedhjes së bregdetit për llogari të të njëjtëve përfitues të këtyre 27 viteve.
Një qeveri nuk ngrin dot të drejtat e ligjshme të pronësisë mbi tokën! Kjo është çmenduri, është shkalla më e lartë e arrogancës së mafies s? tokave dhe tiranisë së korrupsionit. Edhe Italia fashiste që na pushtoi në vitin 1939 nuk i grabiti tokat në Shqipëri dhe i bleu të gjitha hapësirat që i duheshin për ndërtime logjistike e ushtarake nga pronarët e ligjshëm.
Kjo qeveri sillet ku e ku më keq se pushtuesit me tokat e shqiptarëve.
ZGJIDHJA i kërkon qeverisë që të heqë dorë urgjentisht nga ky plan, sepse do të përballet pa hezitim me zemëratën e pronarëve të ligjshëm të këtyre tokave.
Ne nuk jemi kundër zhvillimit të turizmit elitar në bregdetin shqiptar, por kjo nuk mund të bëhet pa projekte konkrete, pa transparencë dhe, mbi të gjitha, duke flakur jashtë pronarët e këtyre territoreve.
Shumica e Shqipërisë janë pa tituj pronësie dhe jashtë qarkullimit ekonomik. Vetëm ZGJIDHJA ka vizionin dhe projektin, vullnetin, aftësinë dhe kurrajon që të futë në qarkullim ekonomik të gjitha asetet dhe burimet e bllokuara të këtij vendi, pronat e patundshme në rradhë të parë.
ZGJIDHJA në pushtet do të pajisë me dokumenta pronësie të gjithë qytetarët dhe nuk do lejojë ngrirjen e të drejtave të këtyre pronarëve në asnjë rrethanë. Ajo do t?u hapë rrugë investimeve të vërteta strategjike me një nga tri rrugët: me blerje të tokës nga investitorët, me përfshirje të tokës si kapital të pronarëve të saj dhe me shpronësim me çmimet e tregut. Vetëm pasi qeveria ta paguajë tokën me çmim tregu, ajo mund ta vendosë atë në dispozicion të kontratës së re për investimin strategjik të miratuar./CNA.al
Çudi e madhe pse kompleksohemi për të thirrur Këshillin Komb...
Çdo njeri,në e adhuron apo jo,ka kureshtje të takojë Sali Be...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbetet në qëndrimin ...
Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, është dërguar me ur...
Janë një sërë dosjesh kriminale të lena deri më sot në “harr...
Ndue Lala dhe Artan Lazri, janë dy anëtarët e Këshillit Bash...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka reaguar pas vendimi...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepele...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është kundër...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e bërë nga i shumëk...
Procesi i Vetingut ka nisur me anëtarët e Gjykatës Kushtetue...
Fatos Lulo, i thotë “lamtumirë” sistemit të drejtësisë. Të p...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në mb...
Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ministri Fatmir Xhafaj...
Një denoncim është bërë mesditen e sotme nga deputeti i PD,...
Në serinë e sotme do ndiqni:Shivai nuk e beson Anikën se në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Dje në mbrëmje, Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, në emi...
Kryetarin e Partisë Demokratikë, Lulzim Basha e ka zënë gjum...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...