SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencia për luftën kundër drogës), Anthony Williams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale.
Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke u ndalur në masat dhe rezultatet e vitit 2017, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve, që kultivojnë kanabis. Ai prezantoi disa nga masat kyçe të programuara për të garantuar këtë standard edhe gjatë vitit 2018.
Ministri u ndal veçanërisht në punën e madhe të bërë nga strukturat e qeverisë dhe veçanërisht Policia e Shtetit, për të sensibilizuar fermerët dhe shoqërinë në tërësi, për pasojat negative që vijnë nga kultivimi i kanabisit.
Në vijim, ministri Xhafaj falënderoi DEA-n për bashkëpunimin dhe kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, i cili duhet të fokusohet në shkëmbimin më të shpejtë të informacionit, ndërmjet Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s, në Athinë. Ministri kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve dhe operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi.
Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.
Zëvendësdrejtori i DEA-s dhe Drejtori i Operacioneve, z.Ëilliams u shpreh se ?Plani i Veprimit dhe vetë operacioni ?Forca e Ligjit?, është plani më i mirë i prezantuar ndonjëherë nga partnerët tanë të përbashkët, në luftën ndaj trafikut të drogës?.
Ai vlerësoi maksimalisht angazhimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme shqiptare në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke shtuar se ?jemi të gatshëm të rrisim më tej bashkëpunimin mes agjencisë sonë dhe agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri?.
Zoti Williams gjithashtu përgëzoi policinë shqiptare për rezultatet mbresëlënëse të këtij viti lidhur me sekuestrimin e kokainës dhe heroinës në territorin shqiptar, duke i konsideruar ato një sukses të merituar të organeve ligj-zbatuese shqiptare. Ai theksoi se ?serioziteti i qeverisë dhe juaji personalisht si Ministër i Brendshëm në luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura, janë shumë të vlerësuara prej nesh?.
Përfaqësues të DEA-s në nivel drejtues operacional, u shprehën të gatshëm për të gjetur mënyrat e duhura për një bashkëpunim më të efektshëm dhe të shpejtë në këtë nivel, sa u përket hetimeve të përbashkëta të trafikut të drogës dhe aseteve kriminale të përftuara nga ky aktivitet, mbështetjen me teknika të zhvilluara për ndjekjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.
Gjithashtu u diskutua lidhur me mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.
Trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit ishte pjesë e diskutimeve. Të dy palët shprehën vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin, si një mesazh i qartë i përpjekjeve për rezultate konkrete dhe të prekshme në vijim.
Në përfundim, u zhvillua një takim pune i ekipit të Policisë së Shtetit, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesve të Drejtorisë Operacionale dhe Zyrës Rajonale në Athinë, ku u diskutua rreth operacioneve të përbashkëta që janë në proces, ndërmjet dy agjencive, si dhe u prezantuan disa operacione të reja për të cilat u kërkua bashkëpunimi me DEA-n./CNA.al
Eduard Selami ka reaguar pas zërave të shtuar ditët e fundit...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ndërsa vijon...
Gazetari Elio Laze, i njohur gjithashtu për angazhimin dhe m...
Pasi katër këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak në Shkod...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjit...
Në të gjithë botën liria e mendimit është e kufizuar. Ka më ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë kthjellime të shkurtr...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot ju do të jeni veçanërisht in...
Denoncuese është qytetarja Irini Bua, nga Himara. E futur në...
CNA.al, ka siguruar nga kompania që merret me matjen e audie...
Ish ministri dhe ish deputeti Arben Imami i ftuar sot në stu...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ishte i ftuar në stud...
Nga Mero BazePartia Socialiste duket që po e kthen në fushat...
Teksa ka komentuar çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan, kryetar...
Gazetarja Klodjana Lala ka dhënë detaje ekskluzive nga dosja...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në...
Procesi i vetingut për klasën politike është domosdoshmëri, ...
Monika Kryemadhi, tashmë në cilësinë e kryetares së LSI-së, ...
Arrestimet e bëra në Bashkinë e Lezhës nuk janë për të ndës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...