SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Nga Mero Baze
Partia Socialiste duket që po e kthen në fushatë marrjen e këshilltarëve të LSI-së në shumë Bashki të Shqipërisë, një vit para zgjedhjeve lokale. Është e qartë që natyra pragmatiste e partisë që ka mundur të ngjizë LSI, si forcë e tretë në vend, bën që shumë anëtarë të saj të mos e ?durojnë? dot të qenit në opozitë. Ajo është një parti që u rrit në pushtet pas vitit 2009. Deri në zgjedhjet e vitit 2009, ajo ishte në prag të mbijetesës dhe pas tetë vitesh në pushtet, arriti të shkojë në rreth 200 mijë vota.
Edhe pse lindi si një fraksion i së majtës, ajo në të vërtetë u bë rrufepritëse e gjithë njerëzve të zhgënjyer që shëtisin nga një parti e vogël në tjetrën, në kërkim të pushtetit. Dhe si e tillë u rrit aq shumë. E drejtuar me efiçencë dhe pa ideologji politike, herë si ekstremiste e majtë e herë si e djathtë, LSI arriti të ishte shpresa e çdokujt që i rrezikohej pushteti nga zgjedhjet në Shqipëri dhe bëhej garanti i saj.
Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ajo është partia e parë pragmatiste e Shqipërisë, e cila natyrisht u demonizua shumë, si nga PD, dhe nga PS, për shkak të natyrës ?predatore? të saj ndaj shtetit.
Fushata e re e socialistëve kundër LSI, edhe pse ngjan triumfaliste, në të vërtetë nuk prodhon ndonjë gjë të re politikisht për socialistët, por thjesht rëndon më tej demokratët.
Socialistët e shtuar me të ikurit nga LSI nuk është se bëhen aq shumë sa të ndjehen të fituar, dhe LSI me të ikurit e rinj, nuk është se ndjehet aq shumë e humbur. LSI nuk e ka suksesin tek besnikëria politike, por tek pragmatizmi politik, dhe ajo në horizont nuk pret të rritet si opozitare, por si ?predatore? e PD në këtë rast.
Fuqia e LSI është të diktojë rregullat e lojës për PD, që do të vijë në pushtet, dhe jo të ruajë këshilltarët e mërzitur të saj nga të qenit opozitarë.
E vetmja luftë reale kundër LSI, ka qenë 18 maji, marrëveshja Rama- Basha, e cila synoi ta eleminonte atë nga skena politike. Asaj beteje LSI i rezistoi falë dhe inercisë të të qenit në pushtet, dhe shpresës se PS nuk do t?ia dilte e vetme.
LSI realisht e dëmtoi PD-në me humbjen e saj, më shumë se sa PS me fitoren e saj.
Dhe LSI ka në dorë tani të shktarrëojë PD-në. Nëse PD rritet dhe bëhet aq e rëndësishme sa me votat e LSI-së kalon shumicën, atëhere LSI-së nuk i ka ndodhur asgjë, se ajo do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe do të ripërtërihet me tradhtarë të tjerë nga PS, ose PD.
Pra politikisht Partia Socialiste bën një luftë të padobishme kundër LSI-së, për aq kohë sa nuk ka më marrëveshje me Lulzim Bashën për ta shkatërruar atë. Këtë marrëveshje Lulzim Basha e prishi, qyshkurse pranoi të bëhej një front opozitar me LSI-në.
Tani LSI është problem i PD-së, dhe jo i PS-së. Biles moralisht për PS, është një luftë dhe më e padenjë, pasi nuk shikoj ndonjë socialist të gëzuar se ju bashkohen këshilltarë të LSI, pasi i shikojnë më shumë si problem, se si shpëtimtarë.
Promovimi i ikjes së këshilltarëve nga LSI tek PS mund të shërbejë si tregues që PD nuk është më shpresë për pushtet për shumë nga LSI, por nuk është mëkat i tyre. Ata janë të sinqertë në nuhatjen drejt pushtetit.
Vetë LSI po ashtu nuk është e shqetësuar për këtë punë, përderisa Basha ka nevojë për ta për t?u rikthyer në pushtet. E gjithë kjo lëvizje e PS vlen vetëm se e afron më shumë LSI me Bashën dhe e bën PD të varur nga fati i saj. Pra kjo është një betejë fallco kundër LSI, pasi në thelb është një betejë më shumë kundër PD-së, se sa kundër LSI, pasi PD bëhet e pashpresë nga kjo lëvizje. LSI nuk e numëron dot kur është në opozitë. Atë e ndjen vetëm kur vjen në pushtet. /TemA
Teksa ka komentuar çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan, kryetar...
Gazetarja Klodjana Lala ka dhënë detaje ekskluzive nga dosja...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në...
Procesi i vetingut për klasën politike është domosdoshmëri, ...
Monika Kryemadhi, tashmë në cilësinë e kryetares së LSI-së, ...
Arrestimet e bëra në Bashkinë e Lezhës nuk janë për të ndës...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është ftuar mbrëmjen e sotm...
E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, kryetarja e Lëviz...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sulmuar ash...
Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i ftuar mbrëmje...
Të ftuar në emisionin e përjavshëm “Të paekspozuarit”, ku te...
Aktori Genc Fuga, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në N...
Gjatë kohës që ka qenë në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe...
Kosovës mund t’i hiqen vizat brenda një periudhe 3-6 muaj pa...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kaluan 8 ditë nga miratimi i Ligjit për Gjuhët në Kuvendin e...
Interpol Tirana ka lajmëruar se në bashkëpunim me Interpol W...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...