web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demarkacioni me Malin e Zi/ Basha: Lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj

21 Mars 2018, 18:38, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Kosovës, së marrëveshjes së Demarkacionit, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Nëpërmjet një postimi në rjetet sociale, Basha ka përshëndetur votimin e sotëm ndërsa e ka quajtur si një akt që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i Bashës:

Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.
Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon.
Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves. /CNA.al





Lajmet e fundit nga