Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Marrëveshja e 18 majit çeli rrugën e bashkëpunimit të Lulzim Bashës me Edi Ramën. Kjo prodhoi edhe listën e famshme të Lulzim Bashës, e cila shpesh nga mediat u raportua si korruptive por edhe me emra të cilët kishin paguar deri në 500 mijë euro për të qënë deputetë.
Menjëherë lista Basha e dha efektin e saj që në seancën e parë të betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, në shtator 2017.
Të pakten pesë deputetë të PD-së në atë rast votuan Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit. Shumë emra u përfolen, por ngjarja me stilin e Bashës u la në heshtje dhe tentoi të harrohet.
Skandalet vazhduan në mbledhjet e komisioneve, në parlament në votime, fjalime apo qëndrime publike.
Më poshtë po sjellim argumentat e një shembulli specifik të listës Basha i cili shpesh në qarqet mediatike dhe politike përflitet se ka hyrë si deputet duke paguar Lulzim Bashën, nga ana tjetër përtej thashethemeve ka zëra se ai financon edhe një media që përdoret dhe qëndron dhe me zyra afër kunatit të Lulit.
Shembulli është deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj i cili në disa raste ka votuar kundër qëndrimit zyrtar të Partisë Demokratike.
Agron Shehaj është deputeti demokrat, i cili dyshohet dhe përflitet se është nga ata që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.
Bashkoi votat me shumicën socialiste për Rrugën e Vlorës. Këtë e bëri hapur kundrejt qëndrimit politik të mbajtur nga deputetët e tjerë të PD dhe e justifikoi veten se nuk mund të votonte kundër një investimi në Vlorë.
Nga njëra anë Partia Demokratike e akuzon qeverinë për korrupsion dhe klientelizëm në tendera dhe investime, nga ana tjetër kreu i listës së një qarku shkon dhe i voton këto investime klienteliste dhe korruptive.
Agron Shehaj u provua se ishte iniciator i kërkesës për shfuqizimin e datës 20 shkurt, si ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit.
Është shembulli i një deputeti të paditur, që një datë simbol të vendosur nga PD dhe qeveria e saj kërkon ta spostojë. Iniciativa u tërhoq pas rebelimit të demokratëve, e cila kulmoi me qëndrimet e forta të Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së.
Janë dy raste të provuara dhe një dyshim, ku deputeti i listës së Bashës, Agron Shehaj ka votuar kundër PD, dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.
Ndërkohë deputetë të tjerë në raste të mëparshme janë kryqëzuar nga PD vetëm për qëndrime kritike ndaj kryetarit të saj.
Përmendim këtu rastin e Mesila Dodes, e cila u kryqëzua nga PD vetëm sepse qëndroi në sallën e Parlamentit duke votuar pro heqjes së imunitetit të dy ish-deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, dhe duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tyre.
Një rast tjetër është ai i ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, e cila u kryqëzua vetëm sepse doli kundër qëndrimit zyrtar të PD për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe kërkoi publikisht votimin e Reformës në Drejtësi.
Deputeti Shehaj ka kryer të pakten tre akte tradhëtie ndaj qëndrimit zyrtar të PD dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, ndërsa disa të tjerë i përjashtoi apo nuk i kandidoi në listat për deputet vetëm për shkak të një qëndrimi kritik ndaj kryetarit Basha.
Ndaj deputetit Agron Shehaj nuk është marrë asnjë masë. Askush nuk flet asnjë fjalë ndaj qëndrimeve të tij. Nuk ka asnjë vendim zyrtar nga PD apo grupi parlamentar, i cili ndoshta mbahet afër nga Basha për shkak të pasurisë.
Lulit më shumë i intereson një miliarder në grup dhe me çmenduri politike edhe kundër PD-së, sesa një deputet që të jetë vërtetë në funksion të detyrës dhe të mbajë qëndrimet e duhura politike si opozitar.
Agron Shehaj duket si ?indipendenti? i Lulzim Bashës, një deputet që është produkt i një liste e cila dha një humbje katastrofike me 25 qershor, por që në vazhdim nuk po ndal rrënimin e PD-së./ CNA.al
Në një dalje për mediat paraditen e sotme, kryetari i PD, Lu...
Kreu i PD –së Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së Ministri...
Xhan kerkon Aliun dhe i thot se Nazlle po i kthehet profesio...
Avokati Spartak Ngjela shprehet se kërkesa kryesore e BE për...
Sot është mbajtur seanca e parë dëgjimore me gjyqtarë dhe p...
Seriali më i ndjekur nga shqiptarët është ‘Bixhoz me Dashuri...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e New...
Organet e drejtësisë, shpeshherë janë shndërruar temë debati...
I ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24, gazetari investig...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është drejtuar me një l...
Një prej protagonistëve të Lëvizjes së Dhjetorit dhe rrëzimi...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Deri në mesditë, territori vijon me shira mesatarë dhe inten...
DASHI 21. mars – 20. prill Ardhja e pranverës do t’ju bëjë ...
Megjithse në një sërë prononcimesh mediatike, madje edhe pak...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, ka reaguar pas akuzave të b...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nuk i k...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidh...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Ministria e Punës ka proceduar 100 persona duke ngritur ndaj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...